Flash News

E-TJERA

Analiza: Bandat shqiptare dhe meksikane nxitin dhunë në Ekuador, policët kapen ‘rob’ e vriten

Analiza: Bandat shqiptare dhe meksikane nxitin dhunë në Ekuador,

Rritja e grupeve kriminale meksikane e shqiptare është kthyer ‘frikë e terror’ për policinë e Ekuadorit.

Organizata jofitimprurëse investigative e specializuar për krimin e organizuar në Amerikën Latine, InSight Crime, ka bërë një analizë të ngjarjeve të fundit në Ekuador duke e lidhur me praninë e grupeve kriminale të trafikut të drogës me origjinë nga Meksika dhe Shqipëria.

Sipas InSight Crime, rritja e pranisë të këtyre eksponentëve të krimit dhe trafikut të drogës, ka nxitur dhunë më të madhe dhe ka bërë që oficerët e policisë të kapen ‘rob’ gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Bazuar në analizë, oficerët e policisë që marrin pjesë në operacionet për goditjen e grupeve kriminale, kërcënohen me jetë ose me familje çka i detyron të vetëdorëzohen. Arturo Torres, një gazetar vendas me përvojë të gjerë në mbulimin e krimit të organizuar, tha për InSight Crime se disa nga policët e vrarë mund të kenë pasur lidhje të drejtpërdrejta me bandat.

Në një javë të vetme, tre oficerë u vranë kohët e fundit ndërsa dy të tjerë u plagosën në një seri goditjesh kryesisht në provincën Guayas.

Trupi i një oficeri u gjet më 5 maj në qendrën e trafikut të kokainës të provincës, Guayaquil, që thuhet se kishte shenja torture. Dhe më 30 prill, Policia Kombëtare e vendit njoftoi se një oficer u qëllua për vdekje në një autostradë jashtë Guayaquil. Ai u ndoq nga dy vrasës me motor, të cilët e qëlluan vazhdimisht në mes të ditës gjatë një gjendje përjashtimi të vendosur nga qeveria.

Sulme të tilla selektive ndjekin një prirje shqetësuese në Ekuador. Shumica e vrasjeve të policisë kanë të bëjnë me krimin e organizuar, që shërbejnë si larje hesapesh.  

Të fundit