Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Banka e Shqipërisë rrit kërkesat për kapital ndaj bankave tregtare

Banka Qendrore ka rritur për të dytën herë në gjashtë muaj shtesën kundëciklike të kapitalit për sektorin bankar dhe e ka çuar atë në nivelin 0.5%. Kjo lëvizje tenton ta shtrenjtojë kredinë dhe të ulë ritmet e rritjes së saj. Shqetësimet e Bankës së Shqipërisë lidhen veçanërisht me kreditë për pasuri të paluajtshme dhe rritjen e ekspozimit të sektorit bankar në këtë treg
Banka e Shqipërisë ka rritur përsëri kërkesat për kapital ndaj bankave tregtare, në përpjekje për të ngadalësuar rritjen e kreditimit, veçanërisht për pasuri të paluajtshme. Në rivlerësimin periodik tremujor të nivelit të normës së shtesës kundërciklike të kapitalit, Guvernatori Gent Sejko vendosi rritjen e kësaj norme nga 0.25% në 0.5%.
Shtesa kundërciklike u aplikua për herë të parë në mesin e vitit 2024, si përgjigje ndaj rritjes së kredisë me ritmin më të shpejtë në 15 vitet e fundit dhe sidomos ndaj disa treguesve paralajmërues të lidhur me rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.
Bankat duhet ta përmbushin shtesën e re të kapitalit, duke filluar nga data 31 dhjetor 2025.
Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se Banka Qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, prej disa tremujorësh, ekonomia shqiptare po përjeton një cikël financiar pozitiv të mbështetur mbi rritjen e përshpejtuar të kredisë bankare.
Periudha të tilla shoqërohen me nivele të mira të performancës financiare për agjentët e ekonomisë reale dhe për sistemin financiar.
Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, këto periudha shoqërohen edhe me fillimin e rreziqeve të caktuara, që mund të lidhen me rënie të standardeve të kreditimit, rritjen e niveleve të përqendrimit të saj në sektorë apo tregje të caktuara, rritjen e niveleve të borxhit për agjentët e ekonomisë reale përtej niveleve të shëndetshme.
Këto situata, nëse lejohet të zhvillohen, mund ta bëjnë ekonominë dhe sistemin financiar më të ndjeshëm ndaj goditjeve të ndryshme, duke cenuar kështu stabilitetin financiar.
Për këto arsye, në këto raste sugjerohet përdorimi i instrumenteve makroprudenciale, që veprojnë në mënyrë kundërciklike dhe parandalojnë zhvillimin e pakontrolluar të këtyre rreziqeve.
Rritja e kredisë për prona shqetëson Bankën e Shqipërisë
Treguesi parësor në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me ritmet e kreditimit të ekonomisë dhe vendimmarrjen për nevojën e mundshme për shtesa kundërciklike të kapitalit është raporti mes rritjes së kreditimit dhe rritjes ekonomike.
Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit në raport me Prodhimin Kombëtar.
Ky prag do të kalohej nëse devijimi i raportit të kredisë ndaj PBB-së me mesataren afatgjatë do të ishte pozitiv me më shumë se dy pikë përqindje.
Për shembull, në periudhën 2002-2008, periudhë që përfshin fazën me rritjen më të lartë të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri, ky hendek kishte qenë pozitiv me 1.9 pikë përqindje.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vlerat e treguesit parësor kanë vijuar të jenë negative deri në T3 2024, por madhësia e vlerës negative është zvogëluar.
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2024, treguesi parësor regjistroi një ngushtim të hendekut negativ (përmirësim të vlerave) për të pestin tremujor në radhë. Vlera e treguesit është ngushtuar kundrejt së njëjtës periudhë një vit më parë, si dhe ndaj tremujorit paraardhës.
Ecuria e mësipërme reflekton normën më të lartë të rritjes vjetore të kredisë për ekonominë në T3 2024 (rreth 12%), në krahasim me rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vjetorizuar për të njëjtën periudhë (rreth 8%).
Treguesi parësor ka regjistruar ngushtim të vlerave të hendekut negativ, si për segmentin e individëve, ashtu edhe për atë të bizneseve.
Ky i fundit vijon të japë kontributin kryesor në ecurinë e vlerës së treguesit parësor.
Por, megjithëse treguesi parësor është në nivel që ende nuk do të diktonte marrjen e masave makroprudenciale, ecuria e Treguesve të Paralajmërimit të Hershëm ka bindur Bankën e Shqipërisë se ky qëndrim nevojitet të rishikohet, në kushtet kur rritja e kreditimit ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme dhe është më e përshpejtuar në segmente të caktuara të saj.
Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet sinjalizojnë për vijimin e një situate me përshpejtim të kreditimit, e cila mund të shoqërohet me akumulim të rreziqeve për cilësinë e kredisë në të ardhmen.
Në tërësi, ecuria e vlerës nominale të kredisë për individët është përcaktuar nga ecuria e kredisë për blerje të pasurive të paluajtshme.
Rritja e kësaj kredie ka qenë në tërësi më e shpejtë se norma e rritjes së tepricës së përgjithshme të kredisë dhe më e shpejtë se rritja nominale e PBB-së dhe si rezultat pesha e saj në raport me PBB-në është rritur prej vitit 2019.
Rritja e kredisë në tërësi dhe ajo e kredisë për blerje të banesave është edhe më e fortë në rastin kur korrigjohet për efektin pakësues të kursit të këmbimit.
Në fund të shtatorit 2024, rritja vjetore e kredisë, e korrigjuar për efektin e kursit të këmbimit, ishte 17% (në krahasim me vlerën e pakorrigjuar prej 12%). I njëjti tregues për kredinë për blerje banesash, ishte 16% (kundrejt vlerës së pakorrigjuar prej 12.4%).
Edhe treguesi i hendekut të kësaj kredie në raport me PBB-në, i përllogaritur në mënyrë të ngjashme si për treguesin parësor, dëshmon se ky hendek është në vlera pozitive, në mënyrë të qëndrueshme duke filluar prej fundvitit 2023.
Nëse analizohet ecuria e kredisë që jepet për bizneset, për zhvillim dhe investime në pasuritë e paluajtshme (rezidenciale dhe tregtare), e korrigjuar për efektin e kursit të këmbimit, normat vjetore të rritjes deri në shtator 2024 qëndrojnë mbi 30% në secilin rast.
Më tej, nëse bashkohen kreditë e dhëna për individët dhe për bizneset, për pasuritë e paluajtshme (rezidenciale dhe tregtare), norma e rritjes vjetore e këtij portofoli shënon 28% (nga 24% sipas raportimit në vlerë nominale).
Kjo normë rritjeje është dukshëm më e lartë se norma e rritjes vjetore për të gjithë portofolin e kredisë prej 17%, duke nxjerrë në pah përshpejtimin e kreditimit.
Nga ana tjetër, që në mesin e vitit 2024, Banka e Shqipërisë i është kthyer uljes së normave të interesit. Norma bazë është ulur dy herë gjatë vitit 2024, nga 3.25% në 2.75%. Është e qartë se kthimi i kahut ulës të normave të interesit mund forcojë mundësitë për përshpejtim të mëtejshëm të rritjes së kreditimit.
Treguesi i paralajmërimit të hershëm plotësues (TPHP) e ka sinjalizuar prej disa tremujorësh këtë ecuri të shpejtë të kredisë.
Vlerat e indeksit (aktualisht 0.51) kanë regjistruar vlera mbi kufirin maksimal të përcaktuar në metodologjinë “Për përcaktimin e shtesës kundërciklike të kapitalit” (0.5), një territor ku kjo metodologji parashikon zbatimin e një vlere pozitive të KUNC (prej 0.5%).
Bankat qendrore në Europë po përdorin të njëjtin instrument
Në fakt, shtesa kundërciklike e kapitalit është një instrument që vitin e kaluar nisi të përdoret dendur nga shumica e bankave qendrore në Rajon dhe në Europë.
Aktualisht, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë parashikuar ende me rregullore aplikimin e masave makroprudenciale, ku përshihet edhe shtesa kundërciklike e kapitalit. Vendet e tjera të Rajonit e parashikojnë një shtesë të tillë dhe aktualisht vetëm Serbia e mban ende shtesën kundërciklike në nivelin 0%.
Në Malin e Zi, shtesa kundërciklike është në nivelin 0.5% (norma në fjalë hyn në zbatim nga 1 prilli 2025), ndërsa në Maqedoninë e Veriut kjo shtesë ka arritur në 1.75% (zbatimi hyn në fuqi nga 1 shtatori 2025).
Sipas publikimeve të Bordit Europian të Rrezikut Sistemik, në vendet anëtare të BE-së, niveli i shtesës kundërciklike është ende 0% në Itali, Greqi, Spanjë, Portugali, Austri, Finlandë, Letoni dhe Poloni.
Ndërkohë, shtesa kundërciklike aplikohet në shkallën 0.5% në Slloveni, Belgjikë dhe Hungari; 0.75% në Gjermani; në shkallën 1% në Francë, Rumani, Qipro dhe Lituani; në shkallën 1.25% në Çeki; 1.5% në Irlandë, Sllovaki, Estoni dhe Kroaci; 2% në Holandë, Bullgari dhe Suedi; 2.5% në Islandë, Norvegji dhe Danimarkë.
FMN rekomandon masa shtesë për të frenuar rritjen e kredisë
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme.
Në një intervistë për “Monitor”, FMN sugjeroi që Banka Qendrore të vendosë disa nivele maksimale të lejuara për raportin mes kredisë dhe vlerës së pronës që financohet, si dhe të një raporti të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave të huamarrësve (DTI).
FMN ka shprehur disa herë shqetësim këtë vit lidhur me rritjen e shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme.
Në fund të muajit nëntor 2024, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët ishte në rritje vjetore nominale (i parregulluar për efektin e kursit të këmbimit) me 15.3%, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme për bizneset ishte në rritje vjetore me 22.3%.
Në mungesë të zhvlerësimit të Euros në kursin e këmbimit me Lekun, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë.
Kreditë për pasuri të paluajtshme në pjesën dërrmuese janë të siguruara me kolateral të llojit pronë, zakonisht e njëjta pronë që financohet nëpërmjet kredisë.
Ulja e aftësisë paguese të huamarrësve dhe rënia e mundshme e vlerës së tregut të pronave në të ardhmen do ta ekspozonte sektorin bankar përballë rreziqeve të shtuara.
Në kuadrin aktual rregullator për administrimin e rrezikut për bankat nuk parashikohen kufizime sasiore të këtij lloji.
Përqindja e financimit të pronës që blihet ose raporti mes kësteve të kredisë dhe të ardhurat varen nga politikat e brendshme të administrimit të rrezikut që aplikon secila bankë.
Në tetor të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”.
Mes të tjerash, rregullorja vendos për herë të parë një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.
Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.
Megjithatë, kjo kërkesë është e vlefshme vetëm për kredinë e dhënë nga institucionet financiare jobanka, ndërsa nuk ekzistojnë kufizime rregullatore për kredinë, qoftë konsumatore apo hipotekore, të dhënë nga bankat tregtare.
Por, tashmë FMN, rekomandon vendosjen e tavaneve të detyrueshme rregullatore të disa treguesve bazë të administrimit të rrezikut, si një mënyrë më e drejtpërdrejtë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.
Kërkesat minimale për kapital janë rritur me 25% që nga 2019
Duke filluar nga viti 2019, bankat tregtare në Shqipëri janë përballur me rritje graduale dhe të ndjeshme të raportit të kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit.
Rritjet u parashikuan nga kuadri rregullator, i lidhur me masat makroprudenciale dhe me ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka.
Kërkesa bazë e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare në Shqipëri është në nivelin 12%. Ky tregues matet si raport i kapitalit rregullator kundrejt vlerës së aktiveve të ponderuar me koeficientë rreziku.
Mbi këtë kërkesë bazë, aplikohen edhe shtesat makroprudenciale, disa prej të cilave janë detyrim për të gjitha bankat, ndërsa shtesa sistemike kërkohet vetëm nga bankat me rëndësi sistemike.
Konkretisht, të gjitha bankat duhet të përmbushin shtesën konservuese të kapitalit prej 2.5%. Që nga viti 2019, duhet të përmbushet edhe shtesa kundërciklike (0.25% deri në fund të qershorit dhe 0.5% deri në fund të dhjetorit). Kjo e çon kërkesën minimale të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit në nivelin 15%.
Për banka të veçanta, të klasifikuara me rëndësi sistemike, ka edhe kërkesa shtesë. Konkretisht, shtesa sistemike e kapitalit (sipas vendimit të fundit të Guvernatorit, të muajit prill 2024) për Bankën Kombëtare Tregtare është 1.5%, për Credins Bank dhe Raiffeisen është 1% dhe për OTP Albania, 0.5%.
Ndërkohë, pesë banka të sektorit (bankat me rëndësi sistemike dhe Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri) u nënshtrohen tashmë detyrimeve të rregullores së “Kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara”- MREL.
Për vitin 2024, objektivi i ndërmjetëm i kërkesës për MREL u rrit në një nivel total prej 18.2% të ekspozimeve të ponderuar me rrezik, ndërsa niveli përfundimtar, që duhet të arrihet në vitin 2027, është 24.9%.
Raporti faktik i mjaftueshmërisë së kapitalit, në nivelet më të larta historike
Kapitalizimi i sektorit bankar shënoi rritje të ndjeshme në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 20.2%, nga 19.3% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 19.6% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.
Ai është treguesi më i rëndësishëm në këndvështrimin rregullator për sektorin bankar dhe vlerëson aftësinë e bankave për t’iu përgjigjur me kapitalet e veta humbjeve të mundshme në të ardhmen. Në vitet e fundit, ky tregues ka ardhur në rritje të vazhdueshme, si rezultat i forcimit të kërkesave të kapitalizimit nga Banka e Shqipërisë.
Rritja e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit vitin e kaluar erdhi nga rritja më e madhe e kapitalit rregullator të bankave, krahasuar me vlerën e aktiveve të peshuara me rrezik.
Vlera e kapitalit rregullator të sistemit arriti në 202.8 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e kapitalit rregullator reflekton, në radhë të parë, performancën e mirë financiare të sektorit bankar dhe fitimet në rritje edhe këtij viti. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar për 9-mujorin 2024 arriti vlerën e 27.9 miliardë lekëve, në rritje me 22.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kapitali është rritur, pavarësisht se disa prej bankave të sektorit kanë shpërndarë shuma të konsiderueshme dividendësh edhe në 2024.
Pjesërisht, rritja ka ardhur edhe nga zgjerimi i instrumenteve të borxhit, kryesisht obligacione me ofertë private, që njihen nga Banka e Shqipërisë si pjesë e kapitalit rregullator të sektorit.
Vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të muajit qershor arriti në 1 trilion lekë, në rritje me 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi i aktiveve me rrezik është i lidhur kryesisht me rritjen e shpejtë të kreditimit.
Në fund të muajit shtator, portofoli apo teprica e kredisë për ekonominë arriti vlerën e 813 miliardë lekëve, në rritje me 12.1% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektori bankar në Shqipëri historikisht ka pasur nivele të larta kapitalizimi, për shkak të linjës rregullatore konservatore të ndjekur nga Banka e Shqipërisë.
Rritja e kapitalit është mbështetur kryesisht nga fitimet e pashpërndara
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e kapitalit aksioner të sektorit bankar në fund të shtatorit 2024 arriti në 207.4 miliardë lekë.
Që nga fillimi i vitit 2019, kur nisi aplikimi i kërkesave të reja makroprudenciale për kapitalizimin, kapitali aksioner i sektorit bankar është rritur me pothuajse 43%.
Rritja e ndjeshme e kapitalit aksioner, përveç nevojës për të ndjekur rritjen e aktiveve dhe për të respektuar treguesit ekzistues të kapitalizimit, i detyrohet edhe shtimit të kërkesave rregullatore në këtë drejtim nga Banka e Shqipërisë.
Rritja e kapitalit aksioner është mbështetur kryesisht nga fitimet e realizuara gjatë viteve të fundit, në të cilat sektori bankar ka ndjekur një cikël pozitiv zhvillimi dhe rezultate financiare fitimprurëse.
Në fund të shtatorit 2024, fitimet e pashpërndara të sektorit bankar arritën vlerën e 48.8 miliardë lekëve, në rritje me 319% krahasuar me fillimin e vitit 2019.
Megjithatë, banka të veçanta gjatë viteve të fundit kanë kryer edhe rritje të kapitalit aksioner nëpërmjet injektimeve të reja të kapitalit nga aksionerët.
Bëhet fjalë kryesisht për ato banka që nuk kanë qenë në gjendje të gjenerojnë fitime të mjaftueshme nga aktiviteti për të mbuluar nevojat për kapital.
Ndërkohë, rol në rritje për të plotësuar kërkesat shtesë të kapitalizimit ka pasur edhe përdorimi i instrumenteve të borxhit të varur, në shumicën e rasteve të siguruara nëpërmjet titujve të huamarrjes.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit 2024, borxhi i varur i sektorit bankar kishte vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rritje me 54% krahasuar me fillimin e vitit 2019.
Sipas rregullores “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, instrumentet e borxhit të varur të bankave njihen si kapital rregullator i nivelit të dytë, që mund të mbulojnë deri në një të tretën e kapitalit të kërkuar rregullator.
Megjithëse në vlerë, borxhi i varur ka shënuar rritje të ndjeshme, pesha e tij kundrejt kapitalit rregullator të sektorit megjithatë ngelet në nivele të krahasueshme me vitin 2019. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, borxhi i varur përbënte rreth 11% të kapitalit rregullator të sistemit bankar, në rritje nga niveli prej 10.2% që zinte në fillim të vitit 2019.
Borxhi i varur renditet i fundit në radhën e shlyerjes së detyrimeve të subjektit, në rast falimentimi. Për këtë arsye, ai klasifikohet si instrument me rrezik më të lartë krahasuar me detyrimet e tjera të një shoqërie tregtare.
Borxhi i varur, i konvertueshëm në kapital aksioner të bankave, mund të financohet nëpërmjet marrëveshjeve të huasë ose emetimit të titujve të borxhit, që iu ofrohen për blerje individëve apo subjekteve të zgjedhur nga vetë emetuesi.
Në vitet e fundit, bankat tregtare shqiptare po përdorin gjithnjë e më shumë obligacionet me ofertë private si instrument i sigurimit të borxhit të varur.
Përdorimi i borxhit të varur është një mekanizëm që krijon hapësira për shpërndarjen e dividendëve për aksionerët, pikërisht sepse një pjesë e kërkesës rregullatore për kapital mbulohet nëpërmjet këtij borxhi.
Deri tani, shtatë prej bankave tregtare në vend kanë realizuar të paktën një herë emetime të obligacioneve me ofertë, private, konkretisht Banka Kombëtare Tregtare, Credins Bank, OTP Albania, ABI Bank, Tirana Bank, Union Bank dhe Fibank.
Ndërkohë, Raiffeisen Bank në vitin 2023 nënshkroi një marrëveshje huaje prej 50 milionë eurosh me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në funksion të detyrimeve të MREL./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38