Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e BIRN: Pse nuk rriten dot pensionet dhe pagat në Shqipëri?

Ekonomia shqiptare nuk ka ecur mirë përgjatë dekadës së fundit dhe ritmet e rritjes kanë qenë të ngadalta. Për sa kohë kjo nuk ndryshon, nuk ka alternativë tjetër se nga mund të gjenden paratë, jo vetëm për rritje pensionesh, por as për të paguar pensionistët që pritet të shtohen tani së shpejti.
Në vitin 2014, një pensionist urban në Shqipëri merrte mesatarisht 14,518 lekë në muaj. Në vitin 2021, ose shtatë vjet më vonë, pensioni mesatar ishte 17,258 lekë, me një rritje mesatare vjetore prej 2.5%.
Gjatë këtyre viteve, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me mesatarisht 1.7%, gjë që sugjeron një rritje të papërfillshme reale të pensioneve me 0.8%. Por Indeksi shpreh ecurinë e të gjitha mallrave dhe shërbimeve në ekonomi, ndërsa pensionistët, për shkak se, me shumë gjasa, kanë një konsum të përqendruar të ushqimet bazë, janë sot më keq nga sa kanë qenë shtatë vjet më parë.
Grupi i ushqimeve në Indeksin e Çmimeve të Konsumit u rrit nga viti 2014 deri në vitin 2021 me mesatarisht 3.7%. Akumuluar për shtatë vjet, pensionet janë rritur në terma nominalë me afro 19%, ndërsa grupi i ushqimeve është rritur me 29%. Diferenca është një rënie neto e konsumit të pensionistëve dhe përkeqësim akoma më i madh i gjendjes së tyre sakaq të vështirë ekonomike.
Mosrritja e pensioneve dhe varfërimi i mëtejshëm i pensionistëve në fakt është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është numri i pensionistëve dhe kostoja totale e pensioneve në ekonominë kombëtare.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i pensionistëve urbanë ishte 436 mijë vetë në vitin 2014 dhe u rritën në 566 mijë më 2021. Një rritje prej 30%, ose 130 mijë vetë, në numrin e pensionistëve solli një rritje në një masë të ngjashme në fondin e përgjithshëm të nevojshëm për pagesën e këtyre pensioneve, pavarësisht se pensionet janë rritur shumë pak.
Në të njëjtën kohë, numri i pensionistëve ruralë, të cilët marrin pension për vitet e punës në kooperativa, është ulur me afro 40 mijë. Pesha e tyre në terma të parave është më e vogël sepse pensionet e fshatit kanë qenë gjithmonë më të ulëta.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet për pensione të buxhetit të shtetit u rritën me 44% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 148 miliardë lekë. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, pensionet më 2021 zënë 7.8% të PBB-së nga 7.4% që ishin më 2014.
Lajmi i vetëm pozitiv duket se është se gjatë kësaj periudhe, numri i të punësuarve me kontribute është rritur më shpejt se sa numri i pensionistëve. Sektori privat ka shtuar rreth 200 mijë vende pune, ndërsa sektori publik ka shtuar gati 19 mijë, megjithëse këto të fundit duket se kanë efekt negativ.
Në të njëjtën kohë, taksa efektive mbi pagën dhe paga mesatare për të cilën paguhet realisht sigurimi shoqëror është rritur gjithashtu. Kjo ka sjellë një rënie jo shumë të fortë të barrës së deficitit të pensioneve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Problemi është që parashikimet për të ardhmen nuk janë aspak optimiste. Shkaku për këtë lidhet ngushtësisht me emigrimin masiv të të rinjve gjatë viteve të fundit.
Të dhënat e fundit [link], tregojnë se popullsia 50-64 vjeç, e cila pritet të dalë në pension gradualisht përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme, është 570 mijë vetë. Ndërsa popullsia 5-19 vjeç, e cila pritet të dalë në tregun e punës përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme, është 500 mijë vetë.
Nëse supozojmë se mes të rinjve do të ketë punësim 100%, (gjë që është shumë e pagjasë) dhe që ata të gjithë nuk do të ndjekin shembullin e brezave paraardhës për të emigruar, (gjë që vështirë se mund të shpresohet), atëherë sërish numri i atyre që dalin në pension do të jetë më i lartë se sa numri i atyre që hyjnë në tregun e punës.
Në mënyrë tipike, një shqiptar i punësuar paguan mesatarisht 12 mijë lekë kontribute për pension në muaj, ndërsa një pensionist merr 17 mijë lekë pension. Në total, të 700 mijë të punësuarit paguan gjatë vitit 2021 sëbashku 95 miliardë lekë sigurime shoqërore ndërsa të 673 mijë pensionistët morën së bashku 148 miliardë lekë pensione.
Në mënyrë që pensionet të rriten, atëherë është e nevojshme ose që pagat të rriten me shpejtësi të pazakontë, gjë që nuk ndodh dot për sa kohë ekonomia nuk rritet me shpejtësi të pazakontë, ose numri i të punësuarve të rritet shumë më shpejt se sa numri i pensionistëve. Për fat të keq, demografia sugjeron se kjo e dyta ka edhe më pak gjasa të ndodhë për shkak se numri i fëmijëve është më i vogël.
Me pak fjalë, nëse pensionet duhet të paguhen në këtë nivel që janë pa gërryer më shumë nga taksimi i përgjithshëm, apo të rriten sadopak, do të jetë e nevojshme ndërtimi i një ekonomie të re që ofron vlerë të shtuar të lartë dhe paga më të larta, nga ku të mund të mbahen sigurimet shoqërore të nevojshme për të paguar pensionet.
Problemi dukshëm qëndron te fakti që nga viti 2009 e më pas, ekonomia shqiptare nuk është rritur siç duhet. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia shqiptare është rritur me mesatarisht 2.4% mes viteve 2010 dhe 2021, kohë gjatë së cilës vendi u qeveris fillimisht nga koalicioni PD+LSI dhe më pas nga koalicioni PS+LSI dhe së fundmi, nga vetë PS.
Ky ritëm rritjeje, jo vetëm që është më i ulët se sa potenciali, i cili vlerësohet në 4 apo 4.5% në vit, por është edhe më i ulët se sa rritja e shumë vendeve të ngjashme. P.sh., ekonomia e Kosovës është rritur me mesatarisht 4%, ajo e Turqisë me 5.5% ndërsa Rumania e Polonia janë rritur me 3.3%.
Për sa kohë ekonomia nuk rritet, dhe shkaqet e mosrritjes vështirë se gjenden gjëkundi tjetër përveç cilësisë së qeverisjes, vendi nuk do të ketë mundësi të rrisë as paga dhe as pensione./Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38