Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e BIRN: Vendosur në gjumë nga Shqipëria, Ballkani i Hapur nuk i arriti synimet e deklaruara

Kur Edi Rama i Shqipërisë njoftoi më 1 korrik fundin e nismës Ballkani i Hapur, ai pretendoi se ajo e kishte “përmbushur misionin e saj”. Deklarata e tij zuri në befasi vendet partnere të Shqipërisë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ekspertët, megjithatë, thonë se nëse “mini-Shengeni” rajonal do të përfundojë, kjo nuk do të jetë për shkak të ndonjë njoftimi të Ramës, por sepse, ndryshe nga pretendimi i kryeministrit, ka arritur shumë pak.
Nisma Ballkani i Hapur u prezantua në vitin 2019 si një përpjekje e brendshme për të thelluar bashkëpunimin ekonomik të tre anëtarëve të saj, me synimin për t'u zgjeruar në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor në një moment amullie në integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
Katër vjet më vonë, asnjë vend tjetër nuk i është bashkuar, nisma është ndikuar nga mungesa e transparencës dhe ekspertët thonë se një sërë marrëveshjesh të nënshkruara nga treshja kanë qenë të dobëta në ambicien e saj. Ata argumentojnë se ishte më shumë politike sesa praktike.
“Për mendimin tim, Ballkani i Hapur ka një problem mospërputhjeje midis fjalëve të mëdha në qëllimet e tij të shpallura – siç është ‘tregu i vetëm' – dhe hapave praktikë shumë modestë të ndërmarrë në dokumentet e nënshkruara”, tha avokati me bazë në Beograd, Relja Radoviç, i cili është i specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe veçanërisht të drejtën ndërkombëtare ekonomike.
“Unë nuk mendoj se do të ishte kuptimplotë të flitej për arritje të qëllimeve në një mjedis të tillë.”
Në fjalët e tij, Rama nuk e shpalli Ballkanin e Hapur të vdekur, por thjesht tha se kishte “përmbushur misionin e tij” për të çuar përpara Procesin e Berlinit, të iniciuar nga Gjermania në 2014 si një mënyrë për të inkurajuar bashkëpunimin midis shteteve të Ballkanit Perëndimor në mungesë të ndonjë perspektive progresi në frontin e integrimit në BE.
Ballkani i Hapur filloi si një nismë për të kopjuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Por ndërsa tre anëtarët themelues – Beogradi, Tirana dhe Shkupi – u bënë thirrje të tjerëve të bashkoheshin, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e kanë bërë këtë, për arsye të ndryshme.
Ideja e një tregu të vetëm mbetet shumë larg, duke pasur parasysh mungesën e ndonjë progresi real, thelbësor mbi bazën e marrëveshjeve që janë shumë larg synimeve të deklaruara.
Radoviç, megjithatë, vuri në pikëpyetje rëndësinë e vërtetë të njoftimit të Ramës.
“Nga njëra anë, do të ishte e vështirë që nga ajo deklaratë të nxirret përfundimi se Shqipëria do të tërhiqet nga ajo që tashmë është nënshkruar, por kjo mund të nënkuptojë thjesht se Shqipëria nuk do të ndjekë marrëveshje të reja të Ballkanit të Hapur”, tha Radoviç për BIRN.
“Nga ana tjetër, zoti Rama mund të flasë vetëm në emër të Shqipërisë dhe edhe nëse Shqipëria do të hiqte dorë nga nisma, kjo nuk do të thotë se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, apo ndonjë anëtar tjetër i mundshëm, do ta braktisin atë gjithashtu.”
As Beogradi dhe as Shkupi nuk kanë dhënë ndonjë indikacion se synojnë të largohet nga projekti. Teksa priste Ramën më 7 korrik, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se kjo kishte ndihmuar në përmirësimin e tregtisë midis Serbisë dhe Shqipërisë.
“Nëse shikoni vetëm shifrat dhe nivelin e shkëmbimeve tregtare në periudhën nga viti 2019 deri në fund të vitit 2020, do të shihni se sa dukshëm është rritur bashkëpunimi mes vendeve tona, si në import ashtu edhe në eksport nga njëri vend dhe tjetri. Kjo përkon me Ballkanin e Hapur, por edhe me marrëdhënie më të mira politike”, citohet të ketë thënë Vuçiç.
Vetë Rama ishte dikur një nga tifozët më të mëdhenj të nismës dhe madje e ka përkrahur zgjerimin e saj në Turqi, Greqi, Itali dhe Hungari.
Vetëm vitin e kaluar, një sondazh i iniciuar nga Rama pyeti shqiptarët për 12 çështje të rëndësishme të politikave, përfshirë Ballkanin e Hapur. Pesëdhjetë e nëntë për qind thanë se e mbështesin projektin.
Kundërshtarët e kryeministrit shqiptar, në pushtet për një dekadë, thanë se ai po vepronte si një “shërbëtor i Beogradit”, duke qenë se disa ekspertë argumentojnë se Serbia, si vendi më i madh në rajon, do të përfitojë më shumë nga një treg i vetëm.
Ekspertja e komunikimit me qendër në Tiranë, Edlira Gjoni, tha se si Vuçiç ashtu si edhe Rama mbanin përgjegjësi për mungesën e rezultateve të nismës.
“Ishte një nismë personale dhe është një dështim personal i këtyre dy liderëve që janë më populistët në të gjithë rajonin”, tha Gjoni për BIRN.
Gjoni përmendi edhe mungesën e transparencës.
“Ballkani i Hapur nuk ka arritur asnjë nga premtimet që tha se do të bënte dhe, në fakt, premtimet që disa liderë bënë përmes nismës Ballkani i Hapur nuk u bënë kurrë mjaftueshëm transparente për publikun, as për ata që do të kuptonin dhe analizonin dhe madje mbështesnin Ballkanin e Hapur”, tha Gjoni.
Ndryshe nga Procesi i Berlinit, tha ajo, Ballkanit të Hapur i mungonte gjithmonë një “agjendë e qartë dhe një qasje gjithëpërfshirëse”.
Gjoni argumentoi se Vuçiçi ishte i motivuar nga përfitimi ekonomik i Serbisë dhe Rama nga përfitimi i tij personal dhe politik. Si e tillë, ajo nuk kishte asgjë për t'i ofruar pjesës tjetër të rajonit.
Kosova, për shembull, prej kohësh e kishte bërë të qartë se prioriteti i saj ishte Procesi i Berlinit. Kryeministri Albin Kurti kundërshtoi vazhdimisht thirrjet e Ramës për anëtarësimin e ish-krahinës serbe me shumicë shqiptare, duke përmendur mungesën e barazisë midis shteteve anëtare. Mali i Zi e pa këtë nismë si një shpërqendrim nga procesi i integrimit në BE.
“Besoj kjo nismë përfundoi kryesisht sepse nuk ishte një nismë për të gjithë, nuk ishte gjithëpërfshirëse dhe nuk merrte parasysh sfidat, dyshimet dhe mungesën e përgjigjeve që disa kombe kishin për këtë nismë”, tha Gjoni për BIRN.
“Ajo u pa më shumë si një nismë e Ramës dhe Vuçiçit, sesa e gjashtë vendeve të Ballkanit. Ajo nuk arriti t'i bashkonte të gjithë.”/ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38