Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e DW: Konstruktiviteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit

E ardhmja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor pas epokës Merkel është e pasigurtë. Por formati e meriton dhe lipset që qeveria e re në Berlin ta vazhdojë, ta forcojë e ripërtërijë, mendon Adelheid Feilcke.
Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor është padyshim një ndër nismat më të mëdha të politikës së jashtme gjermane, që lidhet ngushtë me emrin dhe angazhimin personal të Angela Merkelit. Shtatë vjet kanë kaluar që nga fillimi i samitit e tani në fund të epokës së Merkelit samiti u rikthye në vendin e tij të origjinës: Por konstruktivitetit pragmatik të procesit, që është edhe meritë e Merkelit, i ka rënë hija e zhgënjimit, që po dominon prej kohësh në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me pritshmëritë nga BE-ja. Proceset e zgjerimit prej vitesh kanë mbetur në vend-numëro, nga njëra anë sepse ka vazhdimisht veto dhe bllokada në Bruksel, nga ana tjetër sepse vetë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë përparime thelbësore.
Forca dinamike motorike, me të cilën Gjermania dhe kancelarja personalisht vitet e kaluara është angazhuar vazhdimisht brenda BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit për një perspektivë të tyre në BE, rrezikon që të mpihet një herë e përgjithmonë me fundit e epokës së Merkelit.Ndërkohë që do të ishte jo vetëm e dëshiruar, por edhe në interesin e Gjermanisë dhe të BE-së, nëse Gjermania do të vazhdojë të jetë jo vetëm si ndërmjetësuese e sinqertë, por me të gjithë forcën e politikës së saj të jashtme të angazhohet si promotore për bashkëpunimin rajonal dhe për perspektivën në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Perspektivë realiste - Katër liritë themelore
Bilanci i Procesit të Berlinit është i zbehtë, duke iu referuar në shtatë vjet pritshmërive për arritje të mëdha në bashkëjetesën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Nuk ka aspak përparim sa ipërket pajtimit dhe njohjes reciprokepolitike. E megjithatë ka shumë suksese të tjera konkrete lidhur me çështje kyç, që janë direkt në dobi të njerëzve në këto vende dhe që hapin rrugën për një normalizim brenda rajonit: Nisma e përbashkët për rininë Ryco, shfuqizimi nga 1 korriku i tarifave Roaming dhe përgatitjet për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Ky projekt do të mundësojë deri në vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor katër liritë themelore – në analogji me BE-në – qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave, shërbimeve dhe kapitalit.
Një perspektivë, që ndoshta është më e përshtatshme për të ardhmen dhe më realiste se integrimi në BE për rajonin. Në vendet e Ballkanit Perëndimor shumë njerëz nuk besojnë më, që BE-ja vërtetë i do ata. Sepse edhe atje, ku shtetet i përmbushin detyrat e tyre të shtëpisë, BE-ja ua refuzon atyre atë çfarë u ka premtuar: Procesi i antarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi është në stanjacion prej vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk lejohen ende të nisin negociatat e anëtarësimit, Kosova është i vetmi vend, të cilit vazhdon t'i refuzohet liberalizimi i vizave. Dhe Bosnjë-Hercegovina krahas Kosovës është shumë larg një perspektive konkrete për antarësim.
BE-ja po e humbet rolin e vet si pikë orientimi dhe perspektivë për rajonin. Së fundi vendet e këtij rajoni e ndjenë veten të lënë në baltë sa i përket furnizimit me vaksina. Premtimi i Selanikut është venitur. Të tjerë aktorë janë aktivë: Turqia, Rusia, Kina e po ashtu edhe SHBA-ja.
Politika e hapave të vegjël e dobishme
Për aq kohë sa BE-ja i krijon pengesa vetvetes me bllokadat e vendeve të veçanta në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, nismat si Procesi i Berlinit janë më të rëndësishme se kurrë. Sepse me politikën e hapave të vegjël amortizohet paaftësia për arritje të mëdha në nivelin e BE-së. Hapat e vegjël në rrugën e duhur janë të rëndësishme për bashkëpunim më të ngushtë rajonal, që në plan afatgjatë e lehtëson jetën e njerëzve dhe gjeneron normalitet e fqinjësi paqësore, aty ku deri tani vazhdojnë të dominojnë dasitë nacionaliste.
Ndërsa po zbehet gjithnjë e më shumë shkëlqimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i shteteve të veçanta dhe institucioneve të BE-së, që janë të lidhura me Procesin e Berlinit, mund të ketë një rrezatim udhërrëfyes. Të gjitha partitë, që në zgjedhjet për Bundestagun kanë futur në garë kandidatët e tyre për pasues të Merkelit, e mbështesin zyrtarisht procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Por lipset më shumë se kaq, për të përballuar zhgënjimin e krijuar në rajon: Angela Merkel me konstruktivitetin e saj profesional ka krijuar formatin, që ka nevojë dhe e meriton të vazhdohet, të ripërtërihet dhe të forcohet nën një qeveri të re në Berlin./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38