
Flash News
Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
Ultimatumi i Ramës: Të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar
Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Analiza e Faktoje: Si mashtroi Veliaj me Piramidën? Premtoi se do të ishte qendra më e madhe digjitale në Ballkan
Në 11 maj 2023, Piramida e Tiranës u përurua me një premtim të madh: të bëhej qendra më e madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ethet e fushatës për mandatin e tretë, e përshkroi Piramidën si një hapësirë inovative dhe tërheqëse për teknologjinë. Një vit pas këtij premtimi, Faktoje monitoroi aktivitetet dhe shërbimet e ofruara në Piramidë, nëse e përmbushin misionin e artikuluar nga Veliaj. Verifikimi tregoi se përveç qendrës “TUMO”, shumica e hapësirave janë të zëna nga bare, restorante dhe shërbime të tjera, ndërsa ekspertë të teknologjisë argumentojnë pse Piramida sot është shumë larg të qenit një qendër inovacioni.
Në 11 maj 2023, Edi Rama dhe Erion Veliaj e mbyllën fushatën elektorale për Tiranën me përurimin e Piramidës së transformuar.
Nën një spektakël dritash, entuziazmi i kryebashkiakut të Tiranës që kërkonte një mandat të tretë, përfshiu edhe këtë deklaratë:
“Sot ne nuk hapim vetëm një ndërtesë, një stoli, apo një pikë observimi dhe një vend për t’u “instagramuar”, por hapim njëkohësisht dhe qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”.
Një vit pas kësaj deklarate Faktoje monitoroi në terren shërbimet dhe aktivitetin që zhvillohet te Piramida.
E vetmja qendër që ofron shërbime digjitale në fushën e programimit dhe kodimit për të rinjtë është “TUMO”, e cila më përpara i ofronte kurset pranë Stadiumit “Air Albania” dhe më pas u zhvendos në Piramidë.
Në këtë strukturë, nuk ka asnjë njësi tjetër që ofron shërbime të ngjashme.
Një prej kubave shumëngjyrësh në pjesën e jashtme të Piramidës i është dhënë kompanisë “Alba Game”. Edhe pse e specializuar në lojëra dhe pajisje digjitale, kjo njësi shërben vetëm për shitje produktesh teknologjike, dhe jo për kualifikimin e të rinjve.
Zyra pranë Piramidës kanë marrë ambasada amerikane dhe ajo franceze, për të ofruar njohuri për të rinjtë që duan të studiojnë në këto vende, por fokusi i tyre, bazuar mbi qëllimet e shpallura gjatë promovimeve, nuk është edukimi digjital.
Një ambient i jashtëm i është dedikuar edhe Kolegjit Evropian, një investim i BE-së për të rinjtë e Ballkanit në fushën e arsimit në nivel master, edhe ky i palidhur me aftësimin teknologjik.
Zyra pranë Piramidës ka përfituar përmes qerasë, një bankë e nivelit të dytë (Intesa Sanpaulo) dhe kompania e sigurimeve, Sigal. Ne verifikuam të gjitha shërbimet që ofrohen nga subjektet që operojnë tek Piramida, por edhe ato nuk ofrojnë kurse apo trajnime të posaçme për të rinjtë, por vetëm aktivitet tregtar.
11 ambiente janë vënë në funksion të subjekteve private, si bare, restorante, apo dyqane suveniresh.
Nga verifikimi rezultojnë marka të njohura në tregun vendas të këtyre shërbimeve, si: Mulliri, Mon Cheri, apo baret me emrat Sentea, Soma, Dev8, Tonys dhe Papas.
Atyre iu bashkohen edhe restorantet e pastave: Pastaria dhe Banas, kurse brenda në Piramidë ka edhe një dyqan suveniresh.
Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) që bashkë-menaxhon këtë godinë me Bashkinë Tiranë, i ka dhënë një zyrë brenda në Piramidë edhe organizatës jo qeveritare rinore të krijuar prej vetë fondacionit, të quajtur Junior Achievement Albania.
Zyra me shërbime mikse në Piramidë
Banka Intesa Sanpaulo
Kompania e Sigurimeve, Sigal
OJQ, Junior Achievement Albania (Pjesë e AADF)
Zyra e Kolegji Evropian
Klubi Francez
Zyra e SHBA për edukimin
Dyqan Alba Game
A ndryshoi TUMO kur shkoi në Piramidë?
Bashkia Tiranë u pyet për zhvillimet në Piramidë gjatë këtij viti, por ajo i shmangu përgjigjet konkrete me argumentin se kjo strukturë tashmë menaxhohet nga një OJF, e quajtur “Qendra Piramida”, të cilës Bashkia Tiranë i ka dhënë në huapërdorje pasurinë.
Shqipe Berisha, menaxherja e qendrës “Tumo”, e kontaktuar përmes telefonit u shpreh e kënaqur për zhvendosjen e “Tumo”-s në Piramidë.
Sipas saj, “Piramida tërheq më shumë vëmendje dhe e bën më të lehtë për të rinjtë dhe familjet e tyre të kenë informacion dhe interes për programet e ofruara nga “Tumo””.
E pyetur për Faktoje se çfarë ofron më shumë qendra tani në Piramidë, menaxherja Berisha tha se janë shtuar dy disiplina të reja për të rinjtë.
“TUMO Tirana, në hapjen e saj në vitin 2020, ofronte 8 disiplina: Modelim 3D, Robotikë, Dizajn Grafik, Animacion, Programim, Zhvillim Lojërash, Muzikë dhe Prodhim Filmash. Me zhvendosjen në Piramidë, u bë e mundur shtimi i dy disiplinave të reja: Fotografia dhe Vizatimi”,-tha Berisha.
Sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj, ajo që ofron sot Piramida nuk ka asnjë ndryshim me klubet që mund të krijojë një gjimnaz në Amerikë apo në BE pas mësimit.
“Këto qendra teknologjike duhet të komercializohen, por jo në kuptimin shqiptar të kësaj fjale, që e ka kthyer sot Piramidën në qendër biznesi. Në qendra të ngjashme në Amerikë apo BE nuk gjen dot asnjë kafe të vetme, e këtu ndodh e kundërta. Sfidoj çdo politikan që reklamon këtë qendër, të gjejë një të ngjashme në Ballkan apo Europë që ka një numër të madh kafesh e restorantesh në një sipërfaqe të tillë dedikuar inovacionit”,-tha Semanaj për Faktoje.
Edhe për ekspertin tjetër Gentian Progni, një qendër kursesh më shumë, nuk është një vlerë e shtuar për sa kohë në vend operojnë qindra të tilla.
“Paradoksi më i madh është se kanë dhënë miliona euro për qendra kursesh, inovacioni e start up-e, por nuk kanë deri më tani asnjë histori suksesi, asnjë të vetme, e kjo tregon shumë për fasadën”, – tha Progni për Faktoje.
Prof. Ndriçim Mehmeti, një hartues i politikave arsimore, tha për Faktoje se sot Piramida nuk i ngjan në asnjë element qendrës apo parkut të lirë të teknologjisë për të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës.
“Është e dhimbshme, zhgënjyese dhe plot dritëhije të korrupsionit, sikundër ka ndodhur edhe me prona të tjera publike që janë nisur në shërbim të komunitetit dhe kanë përfunduar në shërbim të bizneseve private”,-tha Mehmeti.
Ende të etur për bare?
Bashkia Tiranë refuzoi të informojë mbi baret që janë vendosur në Piramidë dhe se si janë përzgjedhur ato, duke thënë se “Qendra Piramida”, nuk është një autoritet publik, për këtë arsye çdo subjekt i interesuar duhet t’i drejtohet drejtpërdrejt qendrës për t’u informuar në detaje”.
“Pushtimi” i Piramidës nga të paktën 11 njësi tregtare ka shkaktuar reagimin e shoqërisë civile.
Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare thotë se “bashkë me 1.6 milione Euro shkuan dëm premtimet, dhe ëndrrat të gjitha u reduktuan në “Bar-Kafe”.
“Për fatin e keq të të gjithëve, me këtë qasje, vendi ynë do të vazhdojë të mbajë rekordin e vendosur në 2018 ku për herë të parë u rendit në vendin e parë në botë për numrin e Bar Kafeve në raport me popullsinë edhe për këtë, politikëbërësit nuk shqetësohen, por janë gati të lëshojnë edhe objektet arsimore me qira për Bar- Kafe”, – tha Qiraxhi për Faktoje.
Bare, restorante, dyqane: 11 njësi
Mulliri
Mon Cheri
Banas
Dyqan suveniresh
Bar Sentea
Bar Soma
Bar Dev8
Bar Tonys
Pastaria
Bar Papas
Bar në pjesën e brendshme
A është sot Piramida qendra më e madhe digjitale në rajon?
Ditën e hapjes së Piramidës, Veliaj e cilësoi atë si “qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”.
Siç u pohua nga vetë menaxherja e të vetmes hapësirë teknologjike në Piramidë, Tumos, aktualisht qendra frekuentohet çdo javë nga 1680 nxënës të Tiranës, të moshës nga 12-18 vjeç.
Fëmijët e tjerë të Shqipërisë nuk kanë mundur të frekuentojnë kurset.
“Kemi pasur fëmijë nga Elbasani, Thumana dhe Durrësi. Rreth 20 gjithsej”,-tha Shqipe Berisha për Faktoje.
Ajo konfirmoi se kaq është rrezja e veprimit të Tumo-s, duke nënvizuar se në qendër nuk kishte marrë leksione asnjë i ri i ardhur nga vendet e tjera të rajonit.
“Jo, për shkak se TUMO ofron mësim pas shkolle dhe është e dedikuar për të rinjtë nga mosha 12-18 vjeç. Megjithatë, në Piramidë do të hapen së shpejti qendra të tjera të edukimit teknologjik, për studentë mbi 18 vjeç që do të mund të mirëpresin studentë nga vende të tjera,”-tha drejtuesja e TUMO-s.
Anxhelo Lushka, një programues i interesuar për zhvillimet brenda Piramidës, pohon: “Fatkeqësisht, nuk e konsideroj Piramidën qendrën teknologjike që u premtua, pasi nga vëzhgimet që kam bërë, nuk kam parë asnjë entitet që lidhet me botën e teknologjisë/digjitalizimin apo inovacionin që të shfrytëzojë ambientet e Piramidës”.
Gentian Progni, i cili e deklaron veten një grup interesi, sepse zotëron një kompani në atë fushë, thotë se Piramida nuk ka fare lidhje me atë që u premtua.
“Aty është një qendër biznesi, ku kostot për të pasur një zyrë apo një ambient janë shumë herë më të larta se kudo në Tiranë”,-tha Progni për Faktoje duke sjellë si shembull të një historie suksesi qendrën ICT në Kosovë.
“Drejtuesi i tyre ka hyrë në 40 personat më të rëndësishëm për influencimin e teknologjisë në botë, sipas Forbes. Nuk duhet të shpikim rrotën, mjaft ta shohim si diçka në shërbim të të rinjve, dhe jo në diçka fitimprurëse siç është bërë sot”,-tha Progni.
Besmir Semanaj vë theksin tek thithja e investitorëve pranë qendrave të tilla për të nxitur kërkimin dhe zhvillimin.
“Një qendër teknologjike duhet të ketë ndërtesë dhe pajisje moderne. Qendra duhet të ofrojë konsulencë ligjore për ata që ndërtojnë start-up aty. Duhet të ofrohen trajnime të vazhdueshme, falas apo më lirë se në tregun e hapur. Duhet të ketë evente dhe konferenca të përditshme. Duhet të ndërtohet një komunitet i fokusuar në këtë sferë”,-thekson eksperti Semanaj.
Hartuesi i politikave arsimore Ndriçim Mehmeti, vlerëson se Bashkia duhet të bashkëpunonte me ministritë, por edhe me fakultetet e teknologjisë publike apo private. “Fakti se deklaron që ka një qendër me këtë emër, nuk justifikon një investim dhe sipërmarrje kaq të kushtueshme,”-tha Mehmeti për Faktoje.
Përfundim
Bazuar në verifikimet në terren, të dhënat zyrtare të ofruara dhe nga vlerësimet e ekspertëve, deklaratën e kryetarit të bashkisë Tiranë se Piramida është qendra më e madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, e kategorizojmë si të pavërtetë.
Marrë nga Faktoje.al
Të fundit


Ironia e Dervishit: Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?
11 Korrik 2025, 11:58
Paloka ironizon Ramën pas takimit me kryebashkiakët: Kujdes skllevër! Mreti ju vëzhgon
11 Korrik 2025, 11:42

Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
11 Korrik 2025, 11:25

Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
11 Korrik 2025, 10:56
Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj
11 Korrik 2025, 10:49
Media gjermane: Aeroporti i Vlorës 'vret' një nga ligatinat më të mëdha të Evropës!
11 Korrik 2025, 10:37

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16