Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza satirike e gazetarit: Rëfimi në SPAK i ‘nonës së inceneratorëve’ që mbledh kanoçe

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një analizë satirike të së moshuarës e cila rezultoi në skemën e inceneratorëve si biznesmene dhe pronare e një kompanie, e përfshirë në evazion fiskla.
Në një postim në Facebook, Dervishi me nota satire dhe humori ka ‘zbardhur’ rrëfimin e së moshuarës Merita Hajdari e cila pavarësisht se në dosjen e inceneratorëve rezulton si biznesmene me kompani miliona eurosh, në fakt ka dëshmuar se puna e saj dhe pasuria e vetme, janë kanaçet që mbledh dhe i shet për alumin.
Postimi i plotë:
Zbardhet biseda në prokurori e “zonjës milionere” që mbledh… kanoçe
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?
-M. H e kam të shkrujtme në certifikat, por …
-Ëhëë…, pra ti na qenke “nona e inceneratorëve”!
-Jo jo çuno, jam “nona e plenave”! Kshu më njofin krejt mëhalla.
-Do ta shohim. Kush ta mbushi mendjen të vinit vetë këtu?
-Askush bir i nonës, erdha me komët e mia. Se s’kam lek as për satë.
-Domethënë erdhët spontanisht?
-Me kom or ti çun, me kom.
-Profesioni?
-Mbledhëse kanoçesh me kohë të plotë, sa për një çap buk.
-E ushtroni vetëm apo në bashkëpunim këtë veprimtari?
-Simas rastit. Kaiher vetëm, kaiherë me shoqe.
-Trego shoqet none, ne i dimë të gjitha.
-Nurija mbledh ke kazonet e verdhë, unë te ato jeshil, Hajrija te kazonët blu por kur vdiq Monda ka kap edhe këto të vegjlit ku gërmote ajo.
- Pra keni bërë ndarje detyrash, e pranon bashkëpunimin?
-Çfarë ndarje?! Merremi vesh vete er çun, secila ka kryt ke kazoni vet simas ngjyrës.
-Hasim elementë të bashkëpunimit të strukturuar kriminal, me ndarje të qartë të roleve. Çfarë mund të na thoni tjetër për grupin tuaj?
-Rolet s’i kena nda, i kena zgjedh vet’ me mirëkuptim. Kurse kët’ grupazhin maje për vete, se nuk jena grup anti-parti. Për PS dhe qeverinë kena votu gjithë jetën. Pyet dhe padronazhistin po deshe se i ka shkrujt gjitha.
-Mos i dredhoni pyetjes, çfarë doni të thoni me kodin “kanoçe”?
-Ça kod er çun, ia shesim krejt Zeqirit. I ka vdek’ gruja të shkretit.
-Si ju paguan ky Zeqiri, në kesh?
-Çfarë KESH-i, na i jep në dorë. Zeqiri as do me i njigju emrin KESH-it, se i kanë pre dritat se s’ka pagu korrentin që ka djeg.
- Nga hetimet që po bën LSI, dhe nga verifikimet tona, na rezulton se bashkë me një shoqen tënde që ka dy vjet që ka vdekur keni hapur një firmë në QKB. Por shoqja jote e ka mbyllur firmën 3 muaj pasi ka vdekur. Përse e keni pezulluar aktivitetin? Ku i keni investuar paratë? Në dyqane apo në kulla? Do të ktheni paratë deri më një dhe do të sekuestrojmë të gjithë pronat.
-Çfarë parash të kthej, unë atë që kam, thesin me kanoçe e kam lon aty jashtë! Kurse Monda er çun nuk mi la mu kazanët e veta, ja la Hajrijes me gërmu.
-Mos dredhoni dhe mos luani rolin e të paditurës! Si i pastroni paratë e pista?
-Atë llaf mbaje për vete. Me vërte’ janë pare që dalin nga kazonet e plehnave, por janë të pastra se jan’ të lame me djers.
- Atëherë pse erdhe vetë me këmbët e tua këtu?
-Kadal’ e çun. Unë sot kam lon’ mbledhjen e kanoçeve se s’i duroj dot llafet, sidomos ato që bëhen në darkë në televizion. Nga llafet që kan’ dalë nuk kam ftyr’ të kthehem në pallat. Më shohin komshinjtë shtrembët. Ajo që kam përballë më pat kërku lekë për ilaçe, ai që është sipër bashkë me atë që jeton poshtë meje më kërkuan lekë se do të përcillnin fëmijët në Gjermani. Ajo e katit të parë çdo fund muaji kërkon lekë për të paguar faturat e dritave. Tani po del se unë kam miliona dhe jam kurnace. Biles mendojnë se me plehnat që hidhnin ata nga ballkoni unë kam mbush thasët me pare.
-Mos na lodh kot se kemi edhe pesë plaka të tjera që presin jashtë. Do t’i gjejmë të gjithë lekët dhe të gjitha pronat. Do t’i nxjerrim fundin…sikur qeni qepën të hajë. Po ju vemë në dijeni se në llogarinë tuaj bankare janë derdhur miliona dollarë nga incineratoret. Si e shpjegoni?
-Inxhinjeratoret nuk i njoh fare. Të vetmet banka që njoh janë bankat e shkollës. Sa për miliona s’kam aq as fije floku. Kurse dollarët, mbaji për vete se s’kam pa qysh ke dasma e çunit të Hasonit.
- Na trego me kë i ndan paratë?
- Nuk i ndaj, ja dorëzoj të gjitha plakut në shtëpi!
- Mos i dredho pyetjes. Nga investigimi ynë rezulton se ju jeni perfituese e miliona dollarëve. Ne kemi fakte për këtë. Kemi 3 vjet që hetojmë intensivisht.
- 3 vjet?! Kisha ngju se qeveria kap lepurin me qerre, po qerren po përdorni edhe për këtë mesele që zgjidhet për tre minuta? Aman prokuror ma le mu vetëm një ditë këtë punë dhe t’i nxjerr unë me listë të gjithë….
-Si do t’i nxjerrësh për një ditë? Çfarë je ti magjistare që lexon mendjet e njerëzve?
-Kur kam qenë në punë dikur me atë regjimin e vjetër më kanë vjedh njëherë rrogën në shpi. Atëherë e merrninm rrogën me dy 15 ditësha. Thirra policinë, hiç. I gjeta vet’ re.
-Si i gjete lekët vetë?
- Lekët s’i gjeta se i kishin bo rrush e kumblla, por gjeta atë bandillin. Shkova, pas tri ditësh, te klubi lagjes dhe te ushqimorja dhe pyeta kush kishte ble gjona mo shumë ato ditë. Më thanë për një kalamo të lagjes që kishte ble pastra për vete dhe për shokët. I thashë policëve. E thirrën kalamonin dhe e gjetën që i kishte bo gjithë lekët pastra…
- Po pse kaq kollaj e di këtë punën e incineratorëve. A e kupton se ka muaj që po heton LSI, tre muaj hetoi edhe komisioni hetimor parlamentar me gjithë ato deputetë, 3 vjet kemi ne që kemi dosjen… është krimi organizuar ky nuk është krim rruge. Nuk është punë pastrash, por pastrimi parash!
-Unë them se për një dit’ e gjej. O zotnia Prokuror, shko mas pares re. Shif kush ka dhon’ lekë e kush ka mor. Kaq e thjesht osht. S’ke nevojë me pyet, se me bankë i kanë dhon’ e me bankë i kanë mor. ….
Prokurorit iu duk se ju rrit molla Adamit në grykë. Nxori jashtë zonjën e kanoçeve, por vetëm pasi e kërcënoi që të mos i tregonte askujt atë punën “kush dha e kush mori” se “është sekret shtetëror”.
Dhe një gjë të fundit ta kesh vëth në vesh: Megjithëse ju po hetoheni në grup, mos harro se përgjegjësia është individuale!
Fill pas kësaj, zonja uli kokën dhe u kujdes që mos e filmonin më kamerat e televizioneve të rreshtuara me kureshtje para saj. Ndërkohë, e vetmja gjë që mundën të dokumentojnë prokurorët qysh nga ai moment ishte fakti se shtetësja M.H u ul diku afër qendrës për të marrë një kanoçe të hedhur në rrugë nga kalimtarët. Mbase ky është një sinjal i mirë se hetimet intensive vijojnë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38