Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza: Vetting-u krijoi ‘hendek’ në sistemin gjyqësor, konfirmoi rrënjosjen e korrupsionit

Anđela Šemić, European Western Balkans
Mjeti kryesor i reformës në drejtësi në Shqipëri, i njohur si procesi i vettingut, u zgjat nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të këtij viti. Me largimin e shumë gjyqtarëve nga sistemi në dy vitet e fundit, procesi tregoi se si korrupsioni kishte depërtuar në të.
Megjithatë, për shkak të pengesave të pranishme të cilat u shfaqën që në fillim, doli shumë më kompleks se sa pritej, duke ngritu pikëpyetje se kur do të përfundojë procesi dhe sa përfitime do të sjellë.
Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet kushtetuese të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend. Kjo reformë u vendos si një parakusht kritik për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në pasi iu dha statusi i vendit kandidat. Duke pasur parasysh se asnjë vlerësim i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ishte bërë në njëzet vitet e fundit, Bashkimi Evropian kishte theksuar nevojën për të.
Kështu, ndryshimet kushtetuese çuan në miratimin e ligjit të Vettingut, mjeti më i rëndësishëm i përdorur nga Shqipëria për të reformuar sistemin e saj të drejtësisë, nëpërmjet rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ekzistues.
Ky proces përfshinte shqyrtimin e ligjshmërisë së pasurive të tyre, pozitës së tyre profesionale, si dhe lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar. Ai është kryer nga Komisioni i sapoemëruar i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Komisioni i Apelit, i monitoruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë të përzgjedhur nga vende të ndryshme anëtare të BE-së. Ato synonin të siguronin integritetin dhe efektivitetin e sistemit të drejtësisë, si dhe besimin e publikut tek institucionet.
Siç shpjegon Rovena Sulstarova, Menaxhere e Programit të Qeverisjes në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, reforma në drejtësi përfaqëson nismën kryesore kundër korrupsionit në Shqipëri në dekadën e fundit. Pritshmëritë se do të pastronte sistemin gjyqësor dhe do të çonte përpara perspektivën evropiane të vendit kanë qenë të larta.
“Reforma ka prekur më shumë se një të tretën e dispozitave të Kushtetutës. Madje, në kuadër të kësaj reforme janë hartuar dhe miratuar rreth 40 ligje apo ndryshime ligjore të reja”, shprehet ajo.
Kur u miratua paketa e reformës në drejtësi në vitin 2016, ekspertët parashikuan se procesi i vettingut mund të pastronte rreth 30% të magjistratëve në Shqipëri. Megjithatë, Sulstarova vuri në dukje se pesë vjet pas fillimit të reformës, pastrimet në sistem e kanë dyfishuar këtë shifër.
“Sot, 45% e 408 gjyqtarëve janë jashtë sistemit, për shkak të procesit të vetingut, dorëheqjeve apo arsye të tjera. 37% e 321 prokurorëve janë jashtë sistemit për shkak të vettingut, dorëheqjeve apo largimeve të prokurorëve në institucionet e reja të drejtësisë”, thekson Sulstarova.
Vështirësi të papritura – pritshmëri të larta të paplotësuara?
Numri i njerëzve që u larguan nga sistemi tregoi se procesi është shumë më kompleks sesa pritej. Edhe pse kjo konfirmoi se sa thellë ishte infiltruar korrupsioni, performanca joproporcionale e krijuar me më shumë njerëz që largoheshin nga sistemi sesa hynin në të, ka krijuar një hendek në burimet njerëzore. Kjo ndikoi ndjeshëm në funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, besimi i të cilëve tek gjyqësori mbeti shumë i ulët.
Sipas Nino Stratit, Koordinator i Projektit në Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes së Mirë, kjo ka ndodhur për shkak se nuk ishte bërë një analizë më e thellë e procesit të vettingut.
“Për të transformuar sistemin e drejtësisë dhe për të bërë ndërhyrje thelbësore në të, duhet të kishte një plan afatgjatë për të gjitha pasojat që mund të shkaktonte procesi i vettingut. Kjo analizë ka munguar dhe për rrjedhojë, largimi masiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi i drejtësisë ka sjellë mungesë të theksuar të magjistratëve në gjykata dhe prokurori të të gjitha niveleve”, shpjegon Strati.
Ai shton se kjo ka shkaktuar zvarritje të gjykimeve dhe ka ngritur pikëpyetje për cilësinë e vendimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është dashur të merren me një numër të madh të lëndëve.
Numri i lartë i shkarkimeve dhe i largimeve nga puna ka sjellë problemin e rekrutimit edhe të magjistratëve të rinj, vëren Zef Preci, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike.
“Ekzistojnë edhe një sërë shqetësimesh të tjera, si rreziku i kontrollit politik në organet e reja drejtuese të drejtësisë, ndonjë vendim i dyshimtë për shkarkimin e disa individëve nga sistemi etj. Pavarësisht kësaj, sipas meje, pasoja të tilla priten të ndodhin. por shpresoj se do të jenë të përkohshme dhe gjithnjë e më pak me ndikim në të gjithë funksionimin e sistemit. Sepse rezultati kryesor i reformës së sotme në drejtësi është arritur tashmë: nuk ka më gjyqtarë dhe prokurorë të paprekshëm”, thotë Preçi.
Të gjithë mund të mbajnë përgjegjësi
Pavarësisht të gjitha pengesave, procesi i vetingut mbetet reforma më e madhe e drejtësisë në Shqipëri dhe në rajon më gjerë. Kundërshtarët kryesorë të këtij procesi që në fillim kanë paralajmëruar se zyrtarët publikë mund të përdorin rregullat e reja për të ndikuar në emërimet në drejtësi, duke penguar kështu besueshmërinë e një sistemi tashmë të brishtë. Megjithatë, disa nga rastet më të diskutueshme treguan se përgjegjësia e njerëzve të ndryshëm mund të vendosej herët a vonë.
Një nga shembujt është rasti i gjyqtarit Artur Malaj, i cili ka qenë kandidat për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.
“Në vitin 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e konfirmoi atë në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thotë Sulstarova.
“Në raportin e shërbimeve sekrete thuhej se gjyqtari Malaj kishte marrë para për vendime dhe i kishte investuar në projekte ndërtimi. Sipas këtij raporti, në një rast Malaj kishte marrë para nga një person i akuzuar për trafik prostitucioni. Por, ky fakt është anashkaluar nga KPK, së bashku me provat se Malaj ka në pronësi një vilë trekatëshe, një pronë me origjinë të dyshimtë sepse ishte e regjistruar në hipotekë në emër të ish-sekretares së tij”, shton ajo.
Siç shpjegon Sulstarova, ndonëse Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte konstatuar se Malaj duhej të ishte shkarkuar nga sistemi për shkak se nuk kishte treguar një nivel të besueshëm profesionalizmi, KPK deklaroi se raporti i Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar ishte i pasaktë dhe konfirmoi Malajn. Megjithatë, vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik (KP) me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2019 vendosi shkarkimin e tij.
Fundi i procesit - a do të jetë i suksesshëm?
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë votoi zgjatjen e mandatit 5-vjeçar të organeve kyçe të vettingut të drejtësisë për të vazhduar kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në fund të vitit 2024. Kjo lëvizje është mirëpritur si nga SHBA ashtu edhe nga BE. Megjithatë, duke qenë se procesi ka qenë më sfidues se sa pritej, pyetja mbetet nëse do të mjaftojnë edhe dy vjet e gjysmë që ai të përfundojë me sukses.
Nino Strati sqaron se afati i ri është i justifikuar duke pasur parasysh vonesën në fillimin e zbatimit të procesit dhe faktin se vettingu është një proces sui generis, që zbatohet për herë të parë në Shqipëri.
Siç thotë ai, u desh kohë që të krijohej një praktikë e konsoliduar e kontrollit të pasurive, shifrave dhe profesionalizmit të subjekteve të vettingut. Përveç kësaj, gjatë pandemisë COVID-19 vendimmarrja e organeve të vettingut u ngadalësua dhe ritmi i ri rifilloi në fund të vitit 2020.
“Të gjitha këto probleme bënë që afati i procesit të vetingut të shtyhet. Për mendimin tim, shtyrja e afatit është e drejtë dhe e nevojshme për të përfunduar procesin brenda standardeve të përcaktuara. Nëse organet e vettingut ndjekin ritmin aktual, procesi mund të përfundojë brenda vitit 2024”, thotë ai.
Zef Preçi u pajtua se zgjatja është e justifikueshme dhe vuri në dukje se zgjatja është ndikuar nga një numër i madh kontestimesh të prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar dhe disa reagime kontradiktore të disa figurave kryesore politike kundër reformës në përgjithësi.
Sipas Preçit, megjithëse reforma po ecën në përgjithësi, ka pak pengesa.
“Ndër barrierat kryesore mbetet vullneti politik i agjencive qeveritare për të ofruar mbështetjen e nevojshme financiare, institucionale dhe kuadro. Pra, mbështetja e vazhdueshme ndërkombëtare për të siguruar që ai (vullneti politik) të vazhdojë pa ndërprerje, përtej rasteve të diskutueshme, mbetet kritike për të gjithë procesin”, thekson ai.
Ai shton se roli më aktiv dhe transparent i këshillit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do të përshpejtojë procesin e vetingut, i cili do të përmirësojë ndjeshëm besimin e publikut në sistemin e ri, të reformuar të drejtësisë në Shqipëri.
“Për gjykimin tim, suksesi i vettingut do të sigurohet kur shumica e qytetarëve shqiptarë, votuesve dhe taksapaguesve dhe komunitetit të biznesit do të mbështeten më mirë në organet e reja të administratës së drejtësisë, si ne këshillat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, përfundon Preçi.
*Përkthyer nga Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38