Flash News

E-TJERA

Ancelotti i jep mes lotësh lamtumirën Real Madridit: Ju dua me zemër!

Ancelotti i jep mes lotësh lamtumirën Real Madridit: Ju dua me

Real Madrid e mbylli sezonin në La Liga me fitore 2-0 ndaj Real Socieda. Sot ishte ndeshja e lamtumirës për Carlo Ancelottin, Luka Modric dhe Lucas Vasquez.

Në fund të ndeshjes, trajneri italian mbajti një fjalim emocionues, ku as ai vetë nuk i mbajti dot lotët në “Bernabeu”.

“Nuk mendoj se është kaq e lehtë të flasësh sot. Ka qenë një nder dhe kënaqësi të stërvit këtë klub, këtë ekip. Së pari, do të doja të falënderoja presidentin tim të dashur, Florentino Pérez. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme, faleminderit për këto momente. Ishte e mrekullueshme ta jetoja me ju gjithë këtë rrugëtim.

Është një histori e paharrueshme. Askush nuk mund ta harrojë tregolëshin e Benzemas kundër PSG-së, as dy golat e Rodrygos kundër Manchester City-t, as asistin e Modric. Askush nuk mund t’i harrojë dy golat e Joselu-s. As unë nuk mund ta harroj çdo ditë që kam kaluar këtu. Dhe dua ta përfundoj këtë fjalim duke thënë vetëm ‘Hala Madrid’. Ju dua të gjithëve me gjithë zemër”, tha Ancelotti.

Të fundit