Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Carlo Ancelotti është shndërruar në trajnerin që ka fituar më tepër trofe te Reali i Madridit.
Tekniku italian ka ngritur 14 kupa prestigjioze me “Los Blankos”, duke barazuar një legjendë si Migel Munoz.
Në total, Ancelotti ka fituar 2 tituj kampionë në La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 2 Botërorë për Klube.
Pas trofeut të parë sezonal, ai ka shansin ta rrisë rekordin. Në mbrëmjen e Varshavës, me trofeun e Superkupës së Europës, edhe Luka Modriç vendosi një primat.
Me 27 trofe të ngritur, 38-vjeçari kroat është bërë futbollisti që ka fituar më tepër te Reali.