Flash News

E-TJERA

Andi Bushati tregon temat e ‘nxehta’ që SPAK ka frikë t’i hetojë

Andi Bushati tregon temat e ‘nxehta’ që SPAK ka frikë

Analisti Andi Bushati tregoi denoncimet e 3 javëve të fundit të cilat sipas tij SPAK ka frikë t’i hetojë.

Duke folur në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati u shpreh se denoncimi i Monika Kryemadhit 3 ditë më parë për inceneratorin e Tiranës dhe denoncimi i Belind Këlliçit për Bashkinë Tiranë, edhe pse  me prova, nuk përbëjnë interes për SPAK dhe as për median.

Denoncimi i Monika Kryemadhit 3 ditë më parë me zë dhe figurë si vazhdohet të vidhen qytetarët me inceneratorin e Tiranës, një tjetër denoncim e ka bërë Belind Këlliçi i cili pretendonte, me prova, se bashkia e Tiranës bën tenderë fiktivë duke vjedhur qytetarët.

Për asnjërën nga këto tema SPAK nuk ndërhyn apo të bëhen emision televizive dhe në vend të kësaj merren me Elvis Roshin. Rama është dakord që të merremi me ata që kanë ikur dhe jo me ata që vjedhin sot”, tha Bushati.

 

Të fundit