Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Andi Mustafaj: Demokratët duhet të ndërtojnë shtetin që na ngjan: i fortë, bujar, krenar

Drejtuesi i departamentit ‘Brain Gain’, Andi Mustafaj ka mbajtur një fjalim në tubimin qytetar tek ‘rrugica e Shpresës’ poshtë banesës së kreut të PD-së, Sali Berisha.
Ai u shpreh se, propaganda denigruese e regjimit tenton ti paraqesë qytetarët që tubohen çdo natë si një grup tifozësh pa identitet, pa vullnet.
Mustafaj: Në mesin tuaj që kur isha i vogël, lëvizja brenda turmës herë për të parë folësit në podium e herë për ti shpëtuar shkopit të policisë që na sulmonte.
I mbaj mend fytyrat tuaja të cilave as kalimi i viteve dhe as lodhja e betejave të shumta nuk ua kanë rrudhur shkëlqimin. Ky shkëlqim rrezaton edhe tek të rinjtë dhe atyre më pak të rinj që i janë bashkuar Partisë Demokratike në rrugëtimin e saj.
Ndjeja dhe ndjej një krenari të madhe që jam njëri prej jush ndaj sot dua që ky fjalim të jetë për ju.
Propaganda denigruese e regjimit tenton t’ju paraqes si një grup tifozësh pa identitet, pa vullnet. Tenton të bëj çdo gjë që t’ju ul përballë gjykimit të opinionit publik por ju përsëri jeni këtu, të palëkundur, dhe kjo do të thotë shumë për Shqipërinë. Do të thotë se ka shpresë.
Regjimi mundohet t’ju ul sepse ju përfaqësoni çdo gjë që ata nuk përfaqësojnë, ju përfaqësoni arritjet më të mëdha të Shqipërisë moderne.
Lirinë nga komunizmi, daljen nga mesjeta institucionale, integrimin në Nato, lëvizjen e lirë pa viza, daljen nga tmerri i gjeneratorëve nëpërmjet pavarësisë energjetike, liberalizimin e internetit dhe telefonisë celulare që të mos çonim më zile, shoqërimin e Kosovës drejt pavarësisë, arrestimin e bandave kriminale, anëtarësimin në Këshillin e Europës, lulëzimin e sipërmarrjes private nëpërmjet taksave të ulëta dhe thjeshtëzimin e procedurave administrative, mbrojtjen e trashëgimisë kulturorë nëpërmjet UNESCOS.
Ju, jeni pengesa e fundit e Edi Ramës. Ju mbani trysninë mbi një qeveri e cila ka instaluar tashmë plotësisht Sistemin e Konfuzionit të Përhershëm në Shqipëri.
Një qeveri e cila duket se u ka prerë gjuhën, u ka qëruar sytë, u ka mbyllur veshët atyre që e ndjekin, të cilët nuk kanë një kritik të vetme ndërkohë që institucionet e vendit bien njëra mbas tjetrës, që rinia emigron në mënyrë masive, që bandat lëvizin lirshëm, që kriminelët bëhen deputetë, ministra, zëvendës kryeministra, kryetar bashkie.
Në Shqipëri sot ekziston vetëm ndjenja e lirisë sepse gjithandej ku liria vlen, ku shprehet me vendime që kanë pasoja mbi jetën dhe të ardhmen e vendit, liria është zhdukur dhe tjetërsuar. Ndarja e pushteteve dhe demokracia nuk janë me veçse iluzione.
Situata është e tillë saqë ne nuk duhet të kemi komplekse në betejën që bëjmë. Ne besojmë tek drejtimi nëpërmjet shembullit. Duhet të bëjmë atë që bëjnë të huajt dhe jo atë që thonë.
Dhe ata nuk kanë asnjë kompleks në mbrojtjen e idealeve dhe parimeve të tyre. Në Francë, përpara dy ditësh, fermerët kanë hedh mbi një prefekturë pleh të cilit i kanë vendosur zjarrin dhe askush nuk mbajti fjalime si ato që dëgjojmë në Shqipëri kur Partia Demokratike manifestoi në parlament, jo për qejfin e saj por të garantuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve që përfaqëson.
Ju nuk jeni këtu për një person, por për atë që ai person përfaqëson në historinë e Shqipërisë dhe në betejën e sotme për demokracinë. Ju nuk jeni këtu për vetëm veten tuaj por për të tjerët, për idealet e demokracisë që shpresojmë të shohim në vendin tonë. Për këtë meritoni respektin dhe mirënjohjen e gjithë Shqipërisë.
Do jenë demokratët nesër që do i bëjnë ballë bandave në fushata elektorale, dhunës dhe aparatit shtetëror, do jenë demokratët që do luftojnë duke marrë rreziqe të mëdha për të garantuar shprehjen e lirë të vullnetit të shqiptarëve, edhe atij të së famshmit elektorat gri.
Sfida e parë e Partisë Demokratike, ndoshta më e rëndësishmja në fakt, jeni ju, demokratët në mbarë Shqipërinë. 10 vjet kundër një regjimi që ka ardhur vetëm duke u ashpërsuar janë shumë. 8 vite ku kemi parë drejtuesin e mëparshëm të braktis kauzat e mëdha dhe bashkë me to të na braktis ne, që besojmë tek Partia Demokratike, janë shumë.
Duhet të ri gjejmë veten, të rregullojmë marrëdhënien që kemi me njëri tjetrin. Të jemi më tolerant ndaj gabimeve, më dashamirës dhe më frymëzues. Rreptësia që kemi ndaj vetes është në nderin tonë sepse tregon nivelin e lartë të përgjegjësisë që demokratët ndjenjë ndaj vendit por është kthyer kundër nesh nga një propagandë e pareshtur e cila ka arritur edhe të kompleksoj disa demokratë.
Puna duhet të ngrihet mbi 3 shtylla që edhe përfaqësojnë fizionominë e veprimtarisë sonë politike dhe që mundësojnë që çdo anëtarë i PD të gjej mënyrën e veprimit që i përshtatet karakterit të vet.
Shtylla e parë, është padyshim ajo që Partia Demokratike bën më mirë dhe që duhet të vazhdoj ta bëj. Përballja me regjimin, denoncimin e skandaleve, mos lënia e asnjë sekondë qetësie Rilindjes kriminale. Kjo shtyllë u tregon qytetarëve shqiptarë vendosmërinë tonë për të luftuar të keqen që na ka pllakosur.
Shtylla e dytë, është lidhja me qytetarët në terren forma më e bukur e së cilës u jetësua gjatë procesit të foltores. Nuk mund të presim gjithmonë që Zoti Berisha ta gjallërojë këtë lidhje.
Na takon të gjithëve të jemi mbartës i një copëz të kësaj përgjegjësie. Në katër cepat e Shqipërisë duhet që të takojmë bashkëqytetarët tanë, të krijojmë një lidhje të re dhe te veçantë me ta duke u bazuar mbi një Hartë kombëtare dhe lokale të problematikave të tyre, si udhërrëfyes dhe plan beteje për çdo demokrat.
Disa në përballje, disa në terren me qytetarët dhe disa së fundmi, shtylla e tretë në prodhimin e ideve.
Në Departamentin Brain Gain jemi munduar të jemi forcë propozuese dhe përfitoj nga rasti për t’ju falënderuar për pritjen e ngrohtë që u keni bërë në çdo rast anëtarëve të Departamentit që kanë marrë fjalën në këtë protestë.
Kemi punuar mbi të shkuarën nëpërmjet Librit të Punëve të Mira të PD, kemi punuar mbi të tashmen me projektin Në kërkim të Simboleve dhe do fillojmë së shpejti për të punuar për të ardhmen.
Për të menduar Modelin shqiptar për Shekullin shqiptar.
Modeli shqiptar për të dal nga skema e Rilindjes ku ligjet kopjohen, përkthehen apo i besohen inteligjencës artificiale pa pasur asnjë lidhje me vendin dhe kulturën. Kjo filozofi ka krijuar një ndarje të thellë midis letrës dhe jetës, midis ligjeve dhe përjetimeve. Ne duhet të ndërtojmë shtetin që na ngjan, i fortë, bujar, krenar.
Shekulli shqiptar për një Shqipëri ambicioze dhe rrezatuese, jo më viktimë e krimit dhe drogës. Një Shqipëri me një vizion të ri të marrëdhënies me ekselencën shpërndarë në katër anët e botës, mbështetur mbi një turizëm cilësor dhe jo masiv, një rinie e integruar në shërbimet dhe teknologjinë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38