Flash News

E-TJERA

Andi Mustafaj: Me ose pa vulë, qytetarët do të votojnë kandidatët e PD të dalë nga primaret

Andi Mustafaj: Me ose pa vulë, qytetarët do të votojnë

Andi Mustafaj, drejtues i Departamentit Brain Gain në PD, kritikoi institucionet që sipas tij u bënë pjesë e lojës së pushtetit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. 

Në një interviste për Syri Tv, Mustafaj tha se sistemi gjyqësor dështoi dhe se "me ose pa vulë, qytetarët do të votojnë kandidatët e PD të dalë nga primaret në 14 maj".

"Anëtarët e PD, kanë mundësinë të veprojnë në të gjithë Shqipërinë. Militantët kanë zgjedhur anëtarët më të mirë. Unë shoh një katërshe që do t'i quaja "katër musketierët" për shkak të rëndësisë simbolike që kanë në Shqipëri që janë Igli Cara, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Bardh Spahia që janë katër qytete simbole ku duhet të fitojmë. Qytetarët shqiptarë kanë mundësi sot të veprojë, të marrin pjesë në ekipet e kandidatëve dhe të ndërtojnë alternativën. 

Na takon ne si përgjegjës politikë dhe përfaqësues të PD t'i udhëzojmë militantët në anën që duhet të shkojnë që të mos humbasin energji dhe të përqendrohen te gjërat që kanë rëndësi. Ajo që ka rëndësi sot është ndërtimi i alternativës, është prezenca në terren, krijimi i besimit që ka humbur, një besimi me qytetarët shqiptarë që në përfundim me vulë apo pa vulë ata të votojnë për kandidatin e PD të dalë nga sistemi i primareve", u shpreh Mustafaj.   

 

Të fundit