Flash News

E-TJERA

Andi Përmeti shërohet pas 61 ditësh nga Covid-19, poston foto krah të shoqes

Andi Përmeti shërohet pas 61 ditësh nga Covid-19, poston foto

Deputeti Andi Përmeti ka fituar pas 61 ditësh betejën e vështirë me koronavirusin.

Pëmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë një foto krah të shoqes ku shprehet se tashmë mund të festojnë ditëlindjen e saj dhe triumfin përballë Covid-19. Përmeti thotë se ajo ia doli që mes ankthit dhe frikës ta mbante me shpresë se asgjë e keqe nuk do të ndodhte.

“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment.

Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane! Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem. Tashme mund te festojme! Gezuar!”, shkruan Përmeti.

Andi Përmeti shërohet pas 61 ditësh nga Covid-19, poston foto

Të fundit