Flash News

E-TJERA

Andoni: Stacioni i fundit i Ilir Metës, të jetë kryetar i PS

Andoni: Stacioni i fundit i Ilir Metës, të jetë kryetar i PS

Analisti Ben Andoni thotë se stacioni i fundit i presidentit Ilir Meta është të bëhet kryetar i Partisë Socialiste. Ai u shpreh për “Quo Vadis”, se Meta e sheh si asetin më të madh.

 “Meta e ka parë si vartës Ramën dhe në momentin që po flasim, Rama ka pushtetin më të madh. Idea e zotit Meta, stacioni i fundit është te jetë kryetari i PS sepse ai është aseti më i madh”, tha Andoni.

Kujtojmë që Presidentit i mbaron mandate më 24 korrik. Ai ka paralajmëruar se do t’i rikthehet menjëherë politikës aktive. Diçka e re është paralajmëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila tha për Metën se LSI është një “kostum që i ri ngushtë” Kreut aktual të Shtetit.

 

 

Të fundit