Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Anëtar i grupit të Bajrave, arrestohet në Dubai Denis Bajroviç
Është arrestuar në Dubai Denis Bajrobiç, anëtar i grupit të Bajrave në Shkodër. 36-vjeçari i akuzuar nga SPAK për vrasje, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Emri i Denis Bajrit doli në operacionin “Metamorfoza”, pasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Gjin Boriçi (Ndojit) më 9 shtator të vitit 2020, në Shkodër.
Pritet të nisin procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit drejt Shqipërisë.
“Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.
Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër.
Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër”, thuhet në njoftim.