Flash News

E-TJERA

Anëtarësimi në BE, Milo: Me propozimin e Macron kthehemi mbrapa në proces

Anëtarësimi në BE, Milo: Me propozimin e Macron kthehemi mbrapa

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka komentuar propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për atë që është cilësuar si “paradhoma europiane” për vendet aspirantë.

I ftuar në MCN, Milo thotë se nuk është gjë tjetër veçse një praktikë e BE-së që ka qenë në fuqi deri në vitin 1996.

Sipas tij, procesi u aplikua për herë të fundit për Slloveninë dhe Shqipëria mund të ishte pas saj, por u penalizua për shkak të dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 1996. Sipas Milos, me propozimin e tij, Macron kërkon t’i japë kohë BE-së që t’i peshojë më mirë gjërat.

“Deri në 1996 e ka pasur termin i asociuar. Përpara se të bëheshe anëtar duhej të nënshkruaje marrëveshjen e asocimit. Me propozimin e Macron kthehemi mbrapa në proces. Në 1996 u mbyll procesi i asocimit, me Slloveninë të fundit.

U bë gati edhe Shqipëria, por për shkak të zgjedhjeve të manipuluara të atij viti BE e refuzoi. Është si puna e menusë një vend kandidat që do të bëhet anëtar i BE mund të zgjedhë vetë fushat në të cilat kërkon të integrohet. Ia imponon vetë, ndalon procesin por nuk e thotë hapur.

Tani për momentin integrimi futet në një proces ngrirjeje. Ky proces nuk dihet sa do zgjasë. Me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk dihet çfarë do të bëhet. Gjasat janë që jo. Nuk kemi të bëjmë me një propozim substancial, por kemi të bëjmë me një manovër për të fituar kohë dhe për t’i menduar gjërat më mirë”, shprehet Milo.

Të fundit