Flash News

E-TJERA

"Anëtarët e bordit u shpërblyen", Xama: Koorporata e Investimeve, 43 mln euro pa bërë asnjë punë

"Anëtarët e bordit u shpërblyen", Xama: Koorporata e

Gazetarja Ola Xama deklaron se në këto 4 vite, Koorporata e Investimeve nuk ka asnjë projekt të finalizuar, megjithëse nga buxheti i shtetit i janë lëvruar në llogaritë bankare 43 milionë euro.

Sipas Xamës në MCN Tv një pjesë e këtij fondi është përdorur për të paguar anëtarët e bordit që kanë marrë mbi 20 mijë euro secili në vit.

"Korporata e Investimeve është miratuar me një ligj të veçantë në vitin 2020, por në 4 vite nuk ka asnjë bilanc përveç disa transfertave në shumën totale 43 milionë euro për paga shumë të mira të administratës dhe shpërblimet për anëtarët e bordit që s’kanë marrë ndonjë vendim konkret.

Një individ ka marrë shpërblim mbi 20 mijë euro në vit. Korporata nuk ka projekte konkrete të finalizuara. Janë vetëm dy projekte ende në faza paraprake. Vetëm një pjesë e 43 milionë eurove kanë shkuar për paga, ndërsa pjesa tjetër është në banka, por ato janë para dhe ne paguajmë interesa", tha gazetarja. 

Të fundit