Flash News

E-TJERA

Anëtari i KAS: Kur mund të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale

Anëtari i KAS: Kur mund të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale

Edhe pse kritikoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta i njohu zgjedhjet e ç’dekretuara prej tij të  30 qershorit,  duke u angazhuar  për t’i hapur dritën jeshile  realizimin e lokaleve  të pjesshme të bashkive pa kryetar,  disa prej të cilëve u zgjodhën në 30 Qershor. Meta i dërgoi letër kreut të KQZ Ilirian Celibashi duke kërkuar informacion për vakancat në disa bashki të vendit, e më pas edhe qeverisë.

Por përse është krijuar ky ngërç ndërinstitucional për dekretimin e një date?

Anëtari i KAS, Ledio Braho shpjegon për A2 CNN se cila është periudha kohore më e mundshme në të cilën qytetarët e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjës mund t’i drejtohen kutive të votimit. 

Kjo varet nga përgjigjja e Këshilli i Ministrave, datë e përafërt është fundi i shkurtit ose fillimi i marsit pra fundjava e fundit e shkurtit ose fundjava e parë e marsit”, shprehet Ledio Braho.

Saga e bashkive pa kryetar nisi në gushtin e vitit 2019 kur Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas problemeve të zbuluara me drejtësinë italiane, për të vijuar më pas me largimet e kryetarëve të bashkive të Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjës, ndonëse për arsye të ndryshme nga ai i Shkodrës. 

 

 

Të fundit