Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Anëtarja e KPK-së përfundon në gjykatë, akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja dhe ka ngritur akuzat për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë. Tashmë dosja ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Sipas SPAK, Çiftja ka kryer deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe3 440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurise, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.
Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.