Flash News

E-TJERA

Angazhimi në nivele të ulta/ Kush janë deputetët më aktivë në Kuvend, ligjvënësit me ‘0’ fjalime

Angazhimi në nivele të ulta/ Kush janë deputetët më

Një pjesë e vogël e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë aktivë gjatë muajve shtator-dhjetor 2021. Angazhimi i tyre konsiston në nismat, mbledhje e debate në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare, ushtrimin e të drejtës së interpelancave dhe të kërkesave për informacion, angazhimet në debatet politike dhe publike, përfshirë aktivitetet në drejtim të elektoratit të zonës zgjedhore.

Një monitorim i bërë së fundmi tregon se vetëm 14 deputetë kanë kuotë vlerësimi mbi 50% të pikëve, ndërkohë që 66 deputetë kanë vlerësim në më pak sesa një e treta.

Deputetët më efikasë janë Jorida Tabaku nga PD dhe Erion Braçe nga PS. Tabaku ka më shumë angazhime në seancë plenare, duke bërë diferencën me pikë me deputetin Braçe, duke qenë dy deputetët më të kuotuar në sesion.

Tabaku dhe Braçe ndiqen nga Albana Vokshi. I vetmi nga deputetët e rinj që vlerësohet si efikas dhe i 4-ti në renditje është Arbi Agalliu nga PD. Ai ka qenë aktiv në debatet në komisione dhe në seancat plenare, si dhe aktiv edhe në debatet publike nga pozita e deputetit. Në listën e deputetëve me treguesit më minimalë të angazhimit janë prurje nga biznesi dhe zona bastion, apo dhe emra të rinj.

Por pjesë e listës është edhe ish-kryeministri Berisha, i cili gjatë sesionit u angazhuar masivisht në aktivitet politik brenda PD, duke mos zgjedhur të jetë aktiv dhe as prezent në aktivitetet parlamentare. Në listë bëjnë pjesë edhe politikanë të lartë karriere, si Edi Paloka.

Angazhimi në nivele të ulta/ Kush janë deputetët më

Angazhimi në nivele të ulta/ Kush janë deputetët më

Nëse krahësojmë opozitën me mazhorancën, deputetët e PD dhe LSI kanë nivel më të lartë angazhimi në aktivitetin parlamentar. Për deputetët e PD-së mesatarja e angazhimit është 36 pikë, për deputetët e LSI është 34 pikë, më pas vijnë deputetët e PS-së me 33 pikë.

Referuar kategorive të tjera, rezulton se gratë deputete kanë nivel më të lartë efektiviteti, sesa deputetët meshkuj, me diferencë 3 pikë më shumë, ndërkohë që në krahasimin midis deputetëve të rinj dhe deputetëve të vjetër me përvojë në jetën parlamentare diferenca është më e ndjeshme, + 7 pikë më shumë në favor të eksperiencës.

Deputetët me më shumë fjalime janë kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, Petrit Vasili nga LSI, Jorida Tabaku, Taulant Balla, etj.

Ndërkohë janë 18 deputetë me zero fjalime në Parlament gjatë periudhës shtator-dhjetor 2021. Ndër ta janë Sali Berisha, Mimi Kodheli, Blendi Klosi, por edhe prurje të reja si Benet Beci, Alqi Bllako, Ornaldo Rakipi, etj.

Angazhimi në nivele të ulta/ Kush janë deputetët më

Duke analizuar listën e deputetëve që nuk kanë gjurmë në debatet parlamentare, përveç rasteve specifike që lidhen me zhvillime jashtë parlamentit (Berisha dhe nisma e tij me Foltoren), mbetet domethënëse fakti se disa prurje nga biznesi, pa përvojë dhe mendim politik, vijojnë të jenë gjithnjë në pjesën më inaktive në jetën politike dhe në parlament.

Të dhënat e mësipërme janë pjesë e raportit të fundit të Institutit të Studimeve Politike, ku bëhet me dije se një pjesë të konsiderueshme të seancave plenare e kanë marrë replikat Rama-Basha. Numërohen mbi 11 orë replika e diskutime mes liderit socialist dhe atij demokrat.

 

Të fundit