Flash News

E-TJERA

Anglia debuton me fitore në "Euro 2020", mposht Kroacinë

Anglia debuton me fitore në "Euro 2020", mposht Kroacinë

Anglia ka debutuar me fitore në Euro 2020, pasi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kroacinë, në ndeshjen e vlefshme për grupin D.

Heroi për "Tre Luanët" në ndeshjen e zhvilluar në "Wembley" ishte Rahem Sterling, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 57 të takimit. Anglia e nisi mirë që në fillim, pasi në minutën e 6 të takimit goditi shtyllën me Foden.

Kroacia ishte e pafuqishme për të marrë të paktën një barazim. Pas kësaj fitore, anglezët marrin tre pikë me shumë vlera, në pritje të sfidës Skoci-Republika Çeke.

Të fundit