Flash News

E-TJERA

Çani: Basha kryeministri i ardhshëm, Rama bullist i niveleve të larta. Po luan për mandatin e 4-të

Çani: Basha kryeministri i ardhshëm, Rama bullist i niveleve të

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela, gazetari Arjan Çani tha se Basha do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Ndërsa për Ramën ai tha se është një bullist i niveleve të larta dhe se qeveris gabim.

Çani: Basha është si nata me ditën me Berishën. Mendoj se Basha është kryeministri i ardhshëm, nu ke di se kur, por i ka të gjithë cilësitë për të qenë. Bashën nuk e beson kollaj.

Kur ai të thotë diçka, ti nuk e beson, por këtë e ka në favor. Basha krijon një distancë higjienike, gjë që është e mirë në afatgjatë.

Vonë e kam kuptuar që Rama është një bullist i niveleve të larta. Rama është i tillë me gjithë dynjanë, por jo me mua. Është edhe i talentuar. Është trim edhe frikacak. Është orator edhe batutaxhi.

I mungon vetëm një gjë: qeveris gabim. Ky është gabimi më i madh, por njerëzit duket se nuk e kanë këtë kriter kur voton. Unë mendoj se Rama po luan për një mandat të katërt.

Të fundit