Flash News

E-TJERA

Çani bën parashikimin për kabinetin ‘Rama 3’: Do përbehet nga gratë, vetëm një burrë do jetë ministër; është tip hamshori

Çani bën parashikimin për kabinetin ‘Rama 3’: Do

Analisti dhe moderatori Arjan Çani ka bërë parashikimin për qeverinë e ardhshme ‘Rama 3’.

I ftuar në MCN, Çani thotë se në përbërjen e kabinetit të ri qeverisës do të jenë të gjitha gra dhe vetëm një burrë, sipas tij Arben Ahmetaj.

Jam i bindur që as Rama vetë nuk e di cilët do të jenë ministrat, ai do bëj arnime, por thonë që një nga surprizat e tij do jetë që në kabinetin e ri do jenë të gjitha ministre femra, përveç Arben Ahmetajt që thonë se është tip hamshori dhe femrat e shohin si mashkull.

Është krijuar ideja që është tigri dhe e duan. Përveç kësaj thonë që edhe presidentja e ardhme do jetë femër. Nuk mund të them emra por shumë shpejt do ketë rrjedhje informacioni. Ai hap fjalë dhe bën sikur s’di gjë por të gjithë i dinë të gjithë. Rama nuk ishte në asamble dhe parashikimet e mia po konfirmohen. Nuk ka asgjë që mund ti ndalë Ramës një udhëtim drejt Turqisë. Jemi në një rrugë interesante dhe zhvillime të reja presim të dëgjojmë”, tha Çani.

Të fundit