Flash News

E-TJERA

Çani: Ja loja e Ramës që po del si kokulur para shqiptarëve

Çani: Ja loja e Ramës që po del si kokulur para

Gazetari Arjan Çani është shprehur se mënyra si po e prezanton fushatën e Partisë Socialiste Edi Rama është një operacion marketingu.

Në emisionin Noë në Euronews Albania Çani tha se me këtë model fushate Rama kërkon të krijojë edhe një kontrast me modelin e fushatës së Berishës.

Duke qenë se po bëhet shumë gjatë në pushtet, po ta vesh re ai mundohet që në çdo fushatë ai mundohet të gjejë një model të ri, të krijojë perceptimin se ne jemi ndryshe në çdo fushatë.

Mesa duket tani ka zgjedhur të tregohet modest, kokulur, në një farë mënyre mundohet të krijojë idenë që këto janë zgjedhje lokale, nuk u jep rëndësinë e duhur.

Rama kërkon të krijojë edhe një kontrast, do t’i japë njerëzve dy tablo të ndryshme; unë qeveria po dal i thjeshtë për të bërë kontrast me atë që do ndodhë të shtunën kur Berisha të hapë fushatën në mënyrë madhështore”, tha Çani.

 

Të fundit