Flash News

E-TJERA

Çani: Meta ka një surprizë më 25 korrik, Berisha e di këtë

Çani: Meta ka një surprizë më 25 korrik, Berisha e di

Gazetari Arjan Çani ka folur për protestën e thirrur nga Sali Berisha në datëb 7 korrik. Ai tha për “Të Paekspozuarit” se për datën ka një përllogaritje që lidhet me përfundimin e mandatit të Ilir Metës si president dhe rikthimin e tij në opozitë.

Sipas Çanit, Meta ka një surprizë më 25 korrik pasi përfundon mandatin dhe se Berisha është në dijeni.

“Ky e bën protestën më 7 korrik që të mos duket sikur ka ndonjë lidhje me 24 korrikun. Kur i afrohemi 20 korrikut, shkojmë më shumë te Meta. Po ta vësh re, datat janë zgjedhur fiks.

Deri më 15 korrik do të ishte më e dobët, sepse do të anonte më shumë nga data 24. Berisha e ka lënë më 7 korrik. Meta ka një surprizë më 25 korrik. Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin. Berisha e di këtë gjë”, u shpreh Çani.

 

Të fundit