Flash News

E-TJERA

Çani: SHBA po ‘armatos’ Alibeajn, mbi 7 deputetë janë takuar me numrin 2 të ambasadës

Çani: SHBA po ‘armatos’ Alibeajn, mbi 7 deputetë

Gazetari Arjan Çani, teksa komentoi zhvillimet dhe krizën në PD, tha se SHBA-të po vendosin Enkelejd Alibeajn në pozicion për të sulmuar ish-kryeministrin Berisha.

Për “Të Paekspozuarit”, gazetari tha se amerikanët po furnizojnë me ‘armë’ Alibeajn në mënyrë që të sulmojë Berishën, duke theksuar se SHBA-të janë një emërues i përbashkët i të dyja palëve.

“Berisha po mundohet të godasë njerëzit që i dalin përpara dhe se lënë të çoj përpara projektin e tyre, Alibeaj, është një nga ta. Amerikanët nuk hyjnë dot në luftë direkte me Rusinë dhe po i japin armë Ukrainës, duke e ndihmuar kundër Rusisë. Pra, roli i tyre është që të furnizojë me armë Ukrainën. Amerikanët deri tani, mund të kem parë mbi shtatë deputetë, që takohen hapur në Sheraton, me numrin dy të ambasadës. Ambasada nuk ha kumbulla. Është totalisht e investuar që Berisha të mos e kapë kurrë një parti të mirëorganizuar.Amerikanët po i sjellin “armë” Alibeajt, që ti thonë sulmo Berishën. Fabula kur do të jetë opozita nuk ekziston më, se ata e duan Ramën, e duan të fuqishmin”, tha Çani.

Të fundit