Flash News

E-TJERA

Çani tregon greko-amerikanin në zyrën e Biden që mund të “zmbrapsë” Ramën për Belerin

Çani tregon greko-amerikanin në zyrën e Biden që mund

Gazetari Arian Çani ka treguar shansin e vetëm se si mund t’i shpëtojë Fredi Belerit burgut.

I ftuar në Euronews Albania, Çani ka treguar zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë, njeri shumë pranë Joe Biden, një shtetas greko-shqiptar me origjinë nga Himara.

Sipas Çanit, ky është i vetmi person që Rama nuk i thotë dot jo. Gazetari tha që mjafton vetëm një telefonatë nga personi në fjalë që Rama të tërhiqet dhe Fredi Beleri të lihet i lirë.

“Nëse Greqia vazhdon të ketë akoma një lobim të fuqishëm nga Shtëpia e Bardhë dhe nëse Ramsit i vjen ndonjë telefonat nga një person që Ramsi nuk i thotë dot jo, ky është i vetmi shans për Belerin. Në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën e presidentit Biden, një nga njerëzit e afërt të tij është greko-amerikan dhe është me orgjinë nga Himara.

Nëse ndodh që ata ta marrin vërtet seriozisht dhe ta quajnë si gjë shumë të rëndë atë që ndodhi, Ramsin mund ta bëjë të tërhiqet vetëm një telefonat, vetëm një person që është më lart nga ata që e mbështesin sistematikisht. Për ata që mendojnë se Rama i frikësohet kryeministrit të Greqisë, u them se ka ikur ajo kohë. Jemi në të tjera kushte gjeopolitike. Këtu do jemi e do flasim”, tha Çani.

Të fundit