Flash News

E-TJERA

Çani zbardh detaje nga takimi i Ramës me Mitsotakis në Athinë: Nuk çoi asnjë mesazh nga Erdogan

Çani zbardh detaje nga takimi i Ramës me Mitsotakis në

Moderatori i ‘Zonë e lirë’, Arian Çani ka zbardhur detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama këtë të premte në Greqi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Sipas Çanit, referuar nga burime pranë kryeministrisë greke, Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, siç u përfol në mediat shqiptare.

 “Nga burime pranë kryeministrisë, Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan.

E dyta, nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët.

E treta, Rama ka thënë në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri. E katërta, ka rënë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit. E pesta, është e siguruar nga Mitsotakis, ka siguruar 7 mijë vaksina falas për Shqipërinë. Këto janë informacione që më vijnë mua nga andej”, tha Arian Çani.  

Të fundit