Flash News

E-TJERA

Çani zbulon prapaskenat nga krisja Rama-Kim: Kryeministri iku sapo erdhi ambasadorja në një ceremoni para 2 orësh

Çani zbulon prapaskenat nga krisja Rama-Kim: Kryeministri iku sapo erdhi

Gazetari dhe analisti Arjan Çani ka zbardhur prapaskenat e krisjes Rama-Kim, në lidhje me garën për kreun e SPAK.

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24, Çani zbuloi që gjatë një ceremonie të mbajtur vetëm 2 orë më parë në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës, kryeministri Rama i cili ishte pjesëmarrës duke dhënë edhe një fjalim është larguar nga festimet në momentin që ambasadorja amerikane Kim ka mbërritur në event.

“Po e zbuloj tani këtë lajm  që më ka ardhur nga burimet e mia. Vetëm para 2 orësh në hotel Rogner ishte një event për universitetin e Tiranës. Me atë rast kishte ftuar Ramën, Veliajn që morën pjesë me fjalime. Në një moment Ramsi vajti dhe kur vjen Kim, bam Ramsi ikën. Sa erdhi ajo iku ky”, tha Çani.

 

 

Të fundit