Flash News

E-TJERA

Anija “Butrinti” shpëton 13 emigrantë në detin Egje, mes tyre 2 fëmijë

Anija “Butrinti” shpëton 13 emigrantë në detin Egje,

Anija shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, ka zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.

 Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara.

 

Të fundit