Flash News

E-TJERA

Anija me emigrantë nga Afrika mbytet në Greqi, 16 gra humbin jetën

Anija me emigrantë nga Afrika mbytet në Greqi, 16 gra humbin

Një anije me emigrantë është mbytur në lindje të Mytilinit, ishullin grek të Lesbos. 16 gra kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u shpëtuan. Emigrantët ishin nga Afrika.

Ndërkohë vijon operacioni i kërkim-shpëtimit, sepse rreth 15 persona rezultojnë të zhdukur.

Anija mendohet të jetë nisur vonë natën e së mërkurës nga zona Ayasmat pranë Ayvalit, në kushte të pafavorshme. Në ngushticën detare mes brigjeve të Mitilinës dhe Azisë së Vogël, fryjnë dhe vazhdojnë të fryjnë erëra me intensitet.

“Ne mund të dëgjonim varkën me vela që përplasej në shkëmbinj dhe pamë njerëz që ngjiteshin në shkëmbinj për të shpëtuar. Ishte një pamje e pabesueshme. Të gjithë zbritëm në Port për të ndihmuar”, tha Martha Stathakis, një banore e zonës, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit