Flash News

E-TJERA

Anija me qymyr vinte nga Kolumbia/ Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit, detaje nga operacioni

Anija me qymyr vinte nga Kolumbia/ Sekuestrohet kokainë në portin e

Një sasi prej 50 kg kokainë është kapur në portin e Durrësit. Trafikantët duken se kanë ndryshuar strategji, pasi ndryshe nga herët e tjera, ku drogën e fshihnin në kamionët me banane, këtë herë kishin zgjedhur një anije që transportonte qymyr.

Anija "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda vinte nga Kolumbia, nga ku ishte nisur më 26 prill. Kokaina ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta të hedhura mes qymyrit.

Kapiteni i anijes është nga Rusia, teksa deri tani nuk ka persona të ndalur. Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar autoritetet shqiptare për sasinë e drogës.

Nuk dihet nëse lënda narkotike kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

 

 

Të fundit