Flash News

E-TJERA

Anila Hoxha: Janë marrë të dhëna për grupet kriminale dhe personat në mbrojtje

Anila Hoxha: Janë marrë të dhëna për grupet kriminale

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka deklaruar se si pasojë e sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë së Shtetit.

Gjatë diskutimit në “Top Story”, Hoxha tha se në duart e tyre ka të dhëna shumë sensitive që cenojnë sigurinë kombëtare dhe se kanë të dhëna sekrete për veprimtari kriminale.

“Goditja dhe sulmi kibernetik është në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit, është jashtë loje sistemi ADAMS dhe Memex. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar”.

Hoxha thekson se të dhëna kaq sekrete nuk mund të shpërndaheshin përmes emaile-ve apo ËhatsApp-it.

“Drejtori i Përgjithshëm ka një email zyrtar, por a duhet të qarkullojnë sekrete. Ka katër vite që Policia komunikon në ËhatsApp. Ka të dhëna pafund”.

Pas publikimit të skedës së sistemit TIMS të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano nga hakerat, nuk ka më asnjë dyshim se këta të fundit kanë marrë të dhëna nga sistemet e policisë pas sulmeve ndaj tyre.

 

 

Të fundit