Flash News

E-TJERA

Ankaranë apo Athinën, Nano: Rama dhe Erdogani kanë një lloj kimie, Turqia aleati ynë strategjik

Ankaranë apo Athinën, Nano: Rama dhe Erdogani kanë një lloj

Analisti Mustafa Nano komentoi raportin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se kanë një lloj kimie me njëri-tjetrin. Nano shtoi se Rama projekton edhe veten tek Erdogani. I pyetur se kë do të zgjedhë Rama: Ankaranë apo Athinën, Nano tha për "Zonë e Lirë" se Turqia është aleati strategjik i Shqipërisë.

“Momentalisht ne me Greqinë kemi disa probleme, po të isha unë në vend të Ramës, Turqinë do ta shihja përtej Erdoganit, është aleat ynë strategjik sa më të vështira do jenë marrëdhëniet tona me Greqinë. Nëse marrëdhëniet tona me Greqinë vijnë e përmirësohen, roli i Turqisë do dobësohet. Ne nuk kemi pasur asnjë mik dhe kemi qenë të detyruar të bëjmë mik armikun tonë 500 vjeçar.  Në këtë ekuacion, shtohet fakti që Rama dhe Erdogani kanë një lloj kimie me njëri-tjetrin, ai projekton edhe veten tek Erdogani”, tha Nano.

Të fundit