Flash News

E-TJERA

Ankimi i Alibeajt, Lela: Gjykata u ndikua, por nuk ndryshon gjë

Ankimi i Alibeajt, Lela: Gjykata u ndikua, por nuk ndryshon gjë

Gazetari dhe Drejtori i Politiko.al, Alfred Lela komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila sot pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt për të ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu vendimet e Komisionit të Rithemelimit të 11 Dhjetorit.

Duke folur në një lidhje me Skype në Syri Tv, Lela thotë se Gjykata është ndikuar nga deklaratat që vijnë nga zyrat, duke iu referuar ndërhyrjeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. 

"Gjyqësori po përdoret si mjet për luftën politike. Këtë radhë mjetet janë gjyqësori, aparati i sistemit të drejtësisë, ndikimi i tij. Deklaratat e kanë bërë punën e vet për arsyen e zyrës prej nga vijnë, apo zyrave, por edhe për arsye të diskurit shumë të ngarkuar për domosdoshmëri të Reformës në Drejtësi, deri në shenjtëri të Reformës.

 Kështu që, edhe në mos pastë qenë i drejtpërdrejtë, i tërthortë ka qenë ky vendim, gjë që u duk edhe te vendimi për të marrë në shqyrtim kazusin e Enkelejd Alibeaj, të cilin s'di si ta quaj se ka qenë i ngarkuar më shumë punë në PD", u shpreh Lela, duke shtuar se politikisht në PD shumica është Sali Berisha dhe kjo u konfirmua në 6 mars.

"Në 6 mars Sali Berisha certifikoi se cila është mazhoranca dhe cila është pakica, ose togjet e mbetura nga fraksioni Basha i dikurshëm. Politikisht është e qartë, por loja e nervave mes kundërshtarëve të qartë politik, me stërkëmbësha, me ndërhyrje, do të vazhdojë. Unë nuk mendoj se ndryshon gjë, ndonjë vendim që është marrë, ndonjë verdikt të dhënë në 6 mars. Kështu që do të mbetet në nivelin e lojës dytësore, që mundohet të ndikojë politikën, por është, sa më takon mua, ekstra politik. 6 marsi e ka vendosur se kë preferon baza", theksoi ai.

Të fundit