Flash News

E-TJERA

Ankimimet për Elbasanin, KAS nuk e pranon kërkesën e PD për prova shtesë

Ankimimet për Elbasanin, KAS nuk e pranon kërkesën e PD për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për qarkun e Elbasanit. Kështu bëri me dije relatori Elvin Lako.

“KAS vendos të administrojë provat ashtu siç janë paraqitur, për marrjen e provave të tjera, KAS rrëzoi këtë kërkesë. Meqenëse dy anëtarë të KAS-it kërkuan të kryqëzohet si provë identifikimi elektronik, kjo kërkesë nuk i nënshtrohet debatit, KQZ do ia vendosë në administrim palëve”, tha Lako.

KAS-i ka marrë të njëjtin vendim edhe për qarqe të tjera. Sot ai vendosi që të hedhë poshtë kërkesën e PD-AN dhe kandidatit të pavarur, Boiken Abazit për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor në qarkun e Tiranës.

 

Të fundit