Flash News

E-TJERA

Ankimimet për zgjedhjet, KAS hap 108 kuti të qarkut Durrës

Ankimimet për zgjedhjet, KAS hap 108 kuti të qarkut Durrës
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve hap sot 108 kuti të qarkut të Durrësit për t'i rinumëruar. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së djeshme, pas kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kjo e fundit kërkoi rinumërim të votave, pasi mund të fitojë një mandat deputeti në këtë qark vetëm për 136 vota.

Sa i përket kërkesës së PD për shpalljen e pavlefshëm të rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark, KAS nuk e pranoi. Të njëjtën gjë ka vendosur edhe për qarqet që ka shqyrtuar deri më tani.

Më herët Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërim të mbi 100 kutive në qarkun e Beratit, por rezultati nuk solli lëvizje mandatesh.

Të fundit