Flash News

E-TJERA

Ankimimi për listën e mbyllur, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e parë për pezullim

Ankimimi për listën e mbyllur, Gjykata Kushtetuese rrëzon

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e parë të partive për të shfuqizuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Partitë ankimuese Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, organizata “Shqipëria Bëhet”, partia “Nisma Thurje”, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, partia “Aleanca Demokracia e Re”, partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim”, partia “Kombëtare Konservat” i kërkuan Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ndryshimeve duke mbyllur listën e kandidatëve për deputetë, në pjesën më të madhe të saj.

Kërkesa e plotë: “ Shfuqizimi i neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024. Interpretimi përfundimtar i nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimi i tij”.

Të fundit