Flash News

E-TJERA

Ankimimi për Vlorën, KAS rrëzon kërkesën e PD për informacione shtesë, pranon atë të LSI për pajisjet PEI

Ankimimi për Vlorën, KAS rrëzon kërkesën e PD për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike, lidhur me ankimimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Vlorës.

Ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI-së KAS lidhur me informacionet se sa pajisje PEI nuk kanë funksionuar në Qarkun e Vlorës. Me kërkesën e dy anëtarëve të LSI, do të kërkohet dhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI për Vlorën.

Gjatë paraqitjes së pretendimeve, përfaqësuesi i demokratëve, Marash Logu ka akuzuar me emra se Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Afrim Qendro, Vullnet Sinaj, Vilma Bello dhe drejtorët Klodian Troci e Erion Osmanaj janë përfshirë në shitblerjen e votave ose ndikimin tek votuesit me qëllim deformimin e vullnetit të tyre. Ndërsa përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i kërkoi opozitës mos vijonte më me kërkesat e tjera ankimore pasi nuk po sillte asnjë gjë të re teksa i kërkoi KAS të refuzojë shqyrtimin e ankesave për Vlorën.

Mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme.

 

Të fundit