Flash News

E-TJERA

Ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-s nga arratia, rrëzohet kërkesa e Suel Çelës

Ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-s nga arratia, rrëzohet

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë rekursin e Suel Çelës i cili nga arratia, ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Apelit të GJKKO dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj.

Suel Çela është i dyshuar për porositjen e 3 ngjarjeve të rënda kriminale dhe nga arratia, përmes avokatëve, bëri rekurs vendimin, që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Të fundit