Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë
Kthyen banesën në ‘fole’ pro*titucioni, 7 të arrestuar në Elbasan
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Ankimuan masat e sigurisë, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesat e Metës dhe Kryemadhit
Është caktuar në Apelin e GJKKO-së gjyqtarja e cila do të shqyrtojë ankimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.
Të dy kundërshtuan masat e sigurisë, “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje”. Shorti ka caktuar gjyqtaren Igerta Hysi.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi”, thuhet në njoftim.