Flash News

E-TJERA

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert te "Shefqet Ndroqi"; Mjekët në ballkon duke kërcyer, muzikës nuk i rezistojnë as pacientët me COVID

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert te "Shefqet
Pamje nga ballkonet e "Shefqet Ndroqit" gjatë koncertit; Mjekë dhe Pacientë (në gjendje më të mirë shëndetësore) që kërcejnë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore ka performuar përballë spitalit “Shefqet Ndroqi” në shenjë falenderimi për bluzat e bardha për luftën e tyre të përditshme ndaj COVID-19.

Ky mini-koncert ka krijuar një atmosferë ndryshe për mjekët, duke dalë nga monotonia dhe shijuar disa tinguj muzikor, por edhe pacientët duke iu dhënë pak shpresë në betejën e tyre të vështirë me virusin. 

Performancës së Ansamblit duket se nuk i kanë rezistuar as pacientët, të cilët me ndihmën e mjekëve kanë dalë në ballkone për të shijuar tingujt e këngëve popullore. 

Koncerti i sotëm ishte surprizë, ndërkohë mësohet se do të jetë edhe ditën e nesërme.

Për mjekët, por edhe pacientët e rënduar psikologjikisht, ky është një moment relaksi dhe qetësie, që veçse thyen akullin e pandemisë u jep shpresë se do të fitojnë betejën e tyre të vështirë me virusin. 

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Ky koncert ka ndryshuar atmosferën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cilësuar ndryshe si COVID-2, teksa që nga fillimi i pandemisë i kanë dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia 3 pacientë me COVID.

Të fundit