Flash News

E-TJERA

Antitank, snajper, kallashnikov/ Gjendet një bazë armësh në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë

Antitank, snajper, kallashnikov/ Gjendet një bazë armësh në
Foto Ilustruese

Është gjetur një bazë armësh në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga Komisariati nr.4 dhe është ende në zhvillim.

Deri tani nuk raportohet të ketë persona të arrestuar, pasi ende nuk janë identifikuar poseduesit e arsenalit të armëve. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se armët dhe municionet ishin futur në disa thasë dhe ishin hedhur në një gropë mbuluar me shkurre, në afërsi të një blloku pallatesh.

Mes tyre janë gjetur antitank, snajper, kallashnikov dhe një sasi fishekësh.

Të fundit