Flash News

E-TJERA

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Pres të sjellim kompani amerikane

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, kreu i Dhomës Amerikane të

Grant Van Cleve, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, ka reaguar pas anulimit të tenderit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Në një reagim për A2 CNN, Van Cleve ka përshëndetur vendimin, ndërsa vë në dukje asistencën e kompanive amerikane.

“Unë e mbështes vendimin e qeverisë shqiptare. Pres me interes që të sjellim kompani amerikane për të ofruar asistencë”, ka thënë ai.

Anulimi i procedurës së tenderit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano u njoftua sot nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Kompania e vetme e mbetur në garë, “Archirodon”, nuk paraqiti ofertë financiare deri më 9 mars që ishte afati i fundit.

Vendimi për pezullimin erdhi pas kërkesës së vazhdueshme të SHBA-ve dhe letrës publike që kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, i drejtoi kryeministrit Rama dhe titullarëve të lartë qeveritarë, në lidhje me tenderin.

Të fundit