Flash News

E-TJERA

Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Meta: Telefonova Ruçin, s’ia thashë të gjitha se përgjohem nga shërbimet sekrete  

Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Meta: Telefonova Ruçin,

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se telefoni i tij përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshme dhe të huaja.

Duke folur për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ftuar në Syri tv, Meta tha se fillimisht ka njoftuar Gramoz Ruçin asokohe kryetar Kuvendi por nuk i ka sqaruar detajet pasi sipas tij telefonatat i përgjohen.   

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin.

Sigurisht s’ja thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta.

 

Të fundit