Flash News

E-TJERA

Anulohen 10 fluturime nga aeroporti ‘Nënë Tereza’, avionët me pasagjerë ulen në shtete fqinje

Anulohen 10 fluturime nga aeroporti ‘Nënë Tereza’,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar se 10 fluturime për dhe nga Rinasi janë anuluar dhe shkak është bërë moti i keq.

Për këtë arsye, fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera si Shkup, Athinë, Stamboll, Bari dhe Venecia. 

Njoftimi
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Sipas politikave përkatëse të linjave ajrore, disa nga pasagjerët, fluturimet e të cilëve janë anuluar ose janë devijuar në një aeroport tjetër (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar në hotelet përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Ëizz Air ka siguruar edhe transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Tiranë.

Disa pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit ose janë rregulluar në fluturime për destinacionet përkatëse.

Gjashtë avionë të Ëizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim Luton-Tiranë është anuluar për shkak të borës në Londër.

Moti i keq ka prekur edhe fluturimet e linjave të tjera ajrore si Pegasus, Air Albania dhe Lufthansa. Situata pritet të normalizohet ditën e mërkurë me datë 14.12.22.

 

Të fundit