Flash News

E-TJERA

Anulohen operacionet e zemrës në QSUT, shkak mungesa e pajisjeve

Anulohen operacionet e zemrës në QSUT, shkak mungesa e pajisjeve

Ndërpritet shërbimi për ndërhyrjet kirurgjikale për pacientët e kardiologjisë në QSUT.

Sipas Top Channel, shkak është bërë fakti se në sallat e operacioneve mungojnë oksigjeneretorët, materiale shumë të domosdoshme në sallë kur kryhen ndërhyrje në zemër.

Në këtë shërbim, kryhet vetëm një ose dy ndërhyrje që janë raste shumë urgjente, të tjerët përcillen për në spitalet private ose ata të cilët kanë ndërhyrje të planifikuara do të duhet të presin deri sa sallat të pajisen me oksigjeneratorë.

Kostoja e ndërhyrjeve kardiovaskulare në një spital privat varion nga 6 deri në 12 mijë euro. Burime të Top Channel thonë se kanë pacientë në pritje për ndërhyrje që prej katër muajsh.

Kjo është hera e parë që një shërbim i rëndësishëm sikurse është kardikirugjia, të ndërpresë punën. Për shkak të problemeve të shumta kardiovaskulare, në ditë të zakonshme kryhen mesatarisht 4 ndërhyrje kirurgjikale dhe nevojiten rreth 60 oksigjeneratorë në një  muaj.

Drejtoria e QSUT-së ka mundur të sigurojë disa oksigjeneratorë vetëm për raste urgjente, ndërkohë që tendera për t’i siguruar ato, kryhen nga Ministria e Shëndetësisë e cila  ka vonuar procedurat e tenderit.

 

Të fundit