Flash News

E-TJERA

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Trump jep detaje për investimin luksoz në Sazan

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Trump jep detaje për

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump dha detaje për investimin luksoz në Sazan, në Jug të Shqipërisë.

Duke folur në podcast të Lex Friedman, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme tha se po nisin një projekt ambicioz për të hapur një hotel luksoz 'në Shqipëri. 

“Tani për tani po punoj me burrin tim. Ne kemi këtë ishull prej 1400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira.”, tha ajo, shkruajnë mediat e huaja.

Resorti në mal do të menaxhohet nga marka prestigjioze Aman e Vlad Dronin dhe do të ketë restorantin e njohur Carbone.  Ajo është pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme. Ky grup ka vetëm 7 restorante ekskluzive në të gjithë botën nga Amerika në Hong Kong.

"Aman do të operojë hotelin për ne, dhe ato do të jenë vila, dhe ne kemi Carbone që do të bëjë ushqimin dhe pijet," tha Trump. 

"Ne po përpiqemi të nderojmë topografinë që ekziston," shtoi  ajo. 

“Natyrisht që ju doni xham dhe dëshironi të shikoni atë oqean të mrekullueshëm blu, por si ta bëni këtë në një mënyrë që nuk duket e përgjithshme dhe nuk është një mundësi e humbur për të krijuar diçka të re,” thekson Trump.

“Brand”-i “Aman”, i cili krenohet me mbi 30 investime në 20 vende, frekuentohet nga të famshëm si Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks etj. Dhomat në resortet “Aman” zakonisht kushtojnë rreth 1.400 dollarë për natë, me vila me çmim 50.000 dollarë.

 

Të fundit