Flash News
Tjetër bastisje në veri të Kosovës, gjenden armë dhe uniforma ushtarake
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Apartamenti i sekuestruar i Adriatik Llallës kthehet në qendër për të rinjtë
Apartamenti i sekuestruar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është kthyer në qendër për të rinjtë.
Bëhet fjalë për apartamentin në Durrës, që iu sekuestrua së bashku me 4 sipërfaqe toke, në 22 mijë metra katrore, pasi ish-kryeprokurori u dënua për “fshehje të pasurisë”
Lajmin e bëri me dije, Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
“Mesazhi që japim sot është që pronat e sekuestrua nga korrupsioni sot janë vënë në dispozicion të të rinjve, dhe jo vetëm të rinjve të Durrësit, të cilët ta zhvillojnë këtë Qendër sepse e shikoj që është një qendër multi-funksionale. Kështu që në këtë aspekt dua t’i urojë të rinjtë e Durrësit ta gëzojnë këtë shtëpizë të re”, tha Balla.
Llalla, i cili ishte arratisur nga vendi u arrestua në Itali më dhjetor të vitit 2021.
Ish kreu i Prokurorisë Shqiptare Adriatik Llalla duhet të vuajë dënimin me dy vite burg.